Autoritetet e Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar videon e marrë nga kamera e trupit të oficerit të policisë që qëlloi dhe vrau afrikano-amerikanen Ta’Kiya Young, 21-vjeçare shtatzënë, një javë më parë.
E reja që ndodhej brenda makinës dhe pamjet tregojnë se si Young pasi u ndalua nga oficerët nuk pranoi të dilte nga makine dhe i dha gaz duke goditur lehtë edhe njërin prej policisë. Polici qëlloi dhe e vrau.
Ngjarja ndodhi më 24 gusht jashtë një dyqani ushqimor Columbus në periferi të Blendon Township, raportojnë mediat e huaja.
Gruaja ishte identifikuar nga dy shitëse si autore e vjedhjes së disa shisheve me alkool.