osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministrja Frida Krifca vodhi fondet e BE-së dhe me to ngriti vilën në Farkë, apartament qindra mijë euro në Tiranë e bregdet dhe vuri pasuri përrallore. Bashkëshorti me profesion Dj harxhon miliona për femra dhe lëndë narkotike

Ministrja Frida Krifca vodhi fondet e BE-së dhe me to ngriti vilën në Farkë, apartament qindra mijë euro në Tiranë e bregdet dhe vuri pasuri përrallore. Bashkëshorti me profesion Dj harxhon miliona për femra dhe lëndë narkotike

Hajdutët në parlament ia shqyen xhepat këtij vendi, e me paratë e grabitura nga punë e pisët ngritën pasuri përrallore dhe nga rreckamanë na hiqen si kont e dukesha, hiqen si më të zgjuarit e këtij vendi pasi edhe bashkëshortët e bashkëshortet u shkëlqejnë nëpër biznese fill pasi marrin postin e lartë shtetërorë. Ne të tjerët jemi budallenj, të paaftë e të skamur, mezi nxjerrim bukën e gojës e numërojmë kacidhet në xhep, pasi Fridat dhe soji e sorrollopi i tyre që u vjen nga pas, nuk të lënë të bësh hajër, pasi janë raca më e poshtër e hajdutëve, që nginjen e fonen mbi gjakun e djersën e tjetrit.

Siç po thonim, njëra prej tyre është pikërisht Ministrja e Bujqësisë, ish drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, e cila veç pronave që deklaron se ka, fsheh edhe qindra mijëra euro të tjera nga korrupsioni i viteve të pushtetit. Zullumeve të Fridës u erdhi era kur Bashkimi Europian bllokoi fondet e Programit IPARD II për fermerët shqiptarë, bazuar në informacionin fillestar të dhënë pas një hetimi nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion dhe keqpërdorim të këtyre fondeve, pasi Ministria e Bujqësisë këto fonde nuk i dërgon në destinacion por i vjedh ose shpërdëron ato.

Ndryshimet brenda qeverisë nuk do ta shpëtojnë dot Fridën nga akuzat as bashkëshortin e saj, pasi hetimet për këtë skandal i kanë zhvilluar zyrat e BE-së dhe ministrja duhet të japi llogari për çdo cent të keqpërdorur apo tjetërsuar të qytetarëve europian, që mendoheshin se do të shkonin për të ndihmuar xhepat e fermerëve shqiptarë dhe jo të ministres dhe enturazhit të saj.

Një nga skandalet më të rënda të ministres Frida Krifca, në kohën kur drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ishte kur ajo i dha 2.2 milonë euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Por kjo nuk është e vetmja shkelje e ministres, pasi është e faktuar nga agjencitë e huaja ligjzbatuese, se Krifca i ka dhënë një pronari mediash miliona për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR. Ky vendimi është një shkelje e hapur, pasi fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare për të financuar agroturizmin, alokohen për qytetarët dhe biznesmenët që kanë dëshirë të investojnë në bujtina dhe jo në hotele luksoze, sikundër ka bërë ministrja.

Zyrat e antikorrupsionit në BE, janë duke hetuar edhe jetën luksoze të bashkëshortit të ministres, z. Erti Lutaj, një Dj i cili bënë jetë përrallore edhe pse nuk e justifikon dot luksin e tepruar me të ardhurat që disponon. Sipas burimeve konfidenciale për ekskluzive.al, mësohet se bashkëshorti i ministres është nën hetim nga agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese për jetën e luksit që bënë brenda dhe jashtë vendit, shpenzime marramendëse të cilët bashkëshorti i ministres nuk i justifikon aspak, por është munduar t’i kamufloj për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri duke shmangur sistemin TIMS apo shpenzime të sendeve të luksit brenda vendit. Një skemë e përdorur pjesërisht nga politikanë të korruptuar dhe familjarë të tyre është, që fillimisht zgjedhin një vend të BE-së për të udhëtuar a thua se do pushojnë aty, e pas tij prejnë biletat për destinacione ekzotike dhe luksoze, apo marrin me qira mjete lundruese apo fluturuese që kushtojnë disa mijë euro në ditë, për të humbur gjurmimin. Shpesh këta individë shoqërohen dhe nga një person i tretë, i cili merret me pagesat dhe shpenzimet, për të mos lënë gjurmë në sistem për blerjet apo shpenzimet e pajustifikuara.

Organet e drejtësisë, kanë arritur të bien në gjurmët e bashkëshortit të ministres, pas një rrëfimi të një punonjëse s.eksi, e cila ka rrëfyer se zoti Lutaj është një klient i rregullt i tyre, i merr për kohë të gjatë dhe madje gjatë qëndrimit me to përdor dhe lëndë narkotike. Një nga vajzat ka thënë, se z Lutaj i ka rrëfyer se nuk bënë me marrëdhënie me ministren prej disa kohësh.

Sipas një investigimi të ekskluzive.al, mësohet se ministrja Frida Krifca dhe bashkëshorti i saj janë pronarë të një vile në Liqenin e Farkës, të padeklaruar. Gjithashtu për apartamentin luksoz tek kompleksi luksoz Ambasador 3, që ndodhet pranë stadiumit Air Albania, Krifca fsheh në pronësi 2 garazhde me vlerë 60 mijë euro të cilat nuk i ka deklaruar. Çifti ka dhe një apartament luksoz në bregdet, në zonën e quajtur Tarraca e Ullinjve në Dhërmi. Për të gjitha këto do flasim në një shkrim të radhës. Mendohet se pasuria e ministres dhe bashkëshortit të saj, jeta luksoze e çiftit, ka si burim paratë e shtetasve europian, nga korrupsioni në kohën kur Krifca drejtonte AZHBR dhe së fundmi si Ministre e Bujqësisë, në kurriz të fermerëve shqiptarë.

Tashmë Frida Krifca dhe bashkëshorti i saj, do të zhvillojnë idetë e tyre “gjeniale” për ngritjen e akademisë së barinjve dhe panelet diellore nëpër stane… por në burg./Ekskluzive.al