Avokat i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani pas përfundimit të seancës është shprehur se nuk duhet të zhvillohen gjyqe të mbyllura.
Po ashtu, Manjani tha se për të lidhur një person me një ngjare, duhet të ketë prova konkrete dhe jo vetëm hamëndësime.
“E para mos kontribuoni tek drejtësia popullore që populli gjykon futeni ne burg qenin dhe rriheni hajvanin. Shqiptarët e kanë bërë këtë prej vitesh. Ka njerëz të përfshirë që mund të keq informohen. Kjo nuk i shërben as atyre as të vërtetës. Unë mund tju them që në seancën e sotme kishte debat shumë të fortë juridik mbi çështjen.
SPAK ka të njëjtin qëndrim që ka prokurorët e vendeve të tjera. Jemi në sintoni të plotë. Kjo është një çështje që e ka kapur jurisprudencën evropiane në flagrancë. Në sallën e gjyqit nuk ka sekrete dhe nuk ka dosje hetimore. Nuk ka gjyqe të mbyllura vetëm Shqipëria i bën këto pisllëqe. Mediat të jenë në sallë”, tha Manjani.
Kujtojmë që 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” kane kerkuar ndryshim te masave te sigurise.