osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Futbollisti i Dinamos i paharruari aktori Ferdinand Radi sot ka ditëlindjen

Futbollisti i Dinamos i paharruari aktori Ferdinand Radi sot ka ditëlindjen

Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna, e i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, me çlirimin e vendit, familja vendoset në Tiranë. Në vitet e shkollës shquhej për humorin e tij të hollë. Ishte i shkathët, i fuqishëm dhe merrej edhe me sport.

Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit.

Vendosi për këtë të fundit. Dhe për këtë ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do të kushtëzohej më pas vetë jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bë shoku dhe miku i tij më i ngushtë, i cili ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij artistik. Në vitin 1965, krahas punës në uzinën “Partizani”, Radi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorët e kësaj uzine.

Në vitin 1968 mbaron kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve të nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. E megjithatë, formimi i tij nuk ishte i kompletuar, ndaj në vitin 1970 ndjek një kurs pasuniversitar për regjisurë, nën drejtimin e Spahivoglit. Krahas aktivitetit të tij me amatorët, Radi punoi me kontratë edhe pranë Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të ILA (Akademia e Arteve). Këtu interpreton në një sërë pjesësh, të cilat evidentuan aftësitë aktoriale të tij.

Kjo pjesëmarrje me trupën profesioniste ndikoi edhe në aktivizimin e tij në film. Me dënimin e Kujtim Spahivoglit në 1974-ën, kur Ferdinand Radit iu hap një plagë e madhe në shpirt, mori fund edhe ëndrra e tij për t’u bërë aktor profesionist. Shto këtu edhe vështirësi të tjera politike të familjes, Radi nuk arriti të bëhej i tillë, vetëm atëherë kur u shemb diktatura.

Në Teatrin Kombëtar

Në vitin 1991 pranohet si aktor profesionist në Teatrin Kombëtar. Më në fund, pas 25 vjetësh ia arrin qëllimit. Menjëherë merr pjesë në disa pjesë rresht si “Vizita e damës plakë”, “Ezopi”, “Rikardi i tretë”, “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” etj., ku shquhet për role të veçanta karakteri, tipikë, të cilët edhe pse nuk flasin, vetëm me interpretimin fizik, me plastikën, lëvizjet zënë vend në pjesë të veçanta, herë-herë bëhen strumbullari i ngjarjes. Një meritë e veçantë e tij ishte aftësia në krijimin e një figure vetëm me prezencën dhe lëvizjet e tij në skenë.