Burime konfidenciale, raportojnë se ditën e djeshme një anëtari të kabinetit Rama, i ka ardhur shkresa “Non Grata” nga një prej vendeve partnere me Shqipërinë.
Flitet për një nga drejtueset kryesore të qeverisë shqiptare dhe sipas informacionit numrin dy që supozon zv. kryeministren Belinda Balluku
Burimet nuk specifikojnë arsyet se përse zonja Balluku është futur nga ky shtet në listën “Non Grata”.
Në rast se informacioni i mbërritur në redaksinë tonë do të konfirmohet zyrtarisht kjo është një goditje e rëndë jo vetëm për karrierën politike të Belinda Ballukut por edhe për maxhorancen qeverisëse.
Më herët në listën non grata nga shtetet partnere janë futur ish kryeministri Sali Berisha, deputeti Tom Doshi, ish deputeti Rakipi si dhe disa bisnesmenë me lidhje të forta me krimin dhe korrupsionin. /Priza.al