Kryeministri Edi Rama i pranishëm në forumin e Bled në Slloveni, gjatë fjalës së tij ndër të tjera përcolli mesazhin që BE nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën dhe të lërë pas Ballkanin Perëndimor.
Rama me ironi tha se nëse merret për bazë për anëtarësimin e BE se cili vend është në luftë, atëherë, sipas tij të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në panel do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e unionit.
“Së pari, më duhet të them që nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të filloja negociatat sepse dukej shumë neurotike kur na thoshin “ne duam të martohemi me ju, por s’duam të flasim me ju”. Tani që po flasim, jemi më mirë.
Ne do të bëjmë punë tonë sepse në fund të fundit i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që ne jemi të mirë për ta, por është të transformojmë vendet tona dhe negociatat për mua janë transferimi i dijeve për shtetformimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi.
Por duke ju kthyer dëshirës, unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë e tillë sepse BE është një aspekt shumë i rëndësishëm, një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.
Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën.
Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia, Kosovën, Bosnja, veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullehet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”, tha Rama.