Tani që kandidati i Kukësit nga Foltorja u përcaktua, Muli po konsultohej me Lelon se si mund të shmangte të qenit “non grata’ në Kukës.
-Kush është ky kandidati, e pyeti Lelo?
-Emri.
-Dua emrin dhe mbiemrin, tha Lelo.
-Po emrin e ka Emri, tha Muli.
-Po ça ka me ty ky, i tha Lelo?
-Jo, ky s’ka gjë, por nuk më duan ata të tjerët dhe i kanë dhënë ultimatum Doktorit që unë të mos shkel në Kukës.
Por këtë gjë duhet ta shmangim. Ndaj duhet të mendojmë.
-Patjetër, tha Lelo. Së pari, ne mund të futemi nga Kosova, në Shishtavec, dhe bëjmë ca foto aty me banorë të zonës.
Por fotot nuk i postojmë. Pastaj shkojmë në Kukës kur të erret, mbledhim ca miq dhe bëjmë dhe aty foto.
Dhe ato nuk i postojmë.
Në fund po fitoi botojmë fotot dhe themi që fitorja i dedikohet takimeve të tua në Kukës.
Po nuk fitoi si botojmë.
-Këtë e di unë, tha Muli, por puna është si t’ia bëjmë gjatë fushatës, se më kanë hap namin ngaqë kam mik Çetin, që jam me kandidatin e PS.
Dhe kjo më dëmton rëndë.
-Po mire, tha Lelo, të përgatis unë një sulm ndaj tij dhe postoje.
-Po jo, se nuk dua të bëj dhe sherr me Çetin, duhet me kujdes.
-Qenka pak e vështirë, tha Lelo.
Të pyes këtë Dash Shehin, si bëhet në këto raste, se ai ka përvojë.
-Pyete pak, tha Muli.
-Po ça të them unë ty mer daj, i tha Dashi.
Këtë hall që ka Muli tani, e kan pas ata labt gjatë luftës dhe patën qit një parullë:
“Partia të fitojë, po dhe Balli mos të humbasë.”
Tani shifeni këtë punë, caktojeni a jeni Partia, a Balli.