Vëllai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës në Sirolo në Itali, pasi u fut për të mbrojtur shokun e tij, ka folur për mediat italiane. Ai i shtangur nga ngjarja e rëndë me lot në sy, tha se Klajdi ishte si një baba për të.
Xhuliano Bitri, 18 vjeç kërkon të rikthejë në Shqipëri trupin e 23-vjeçarit të vrarë me shtizë nga një 28-vjeçar algjerian, Fatah Melloul.
‘Prindërit tanë ende jetojnë atje. Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte.
Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por tjetri e goditi qëllimisht.
Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”.- rrëfen ai.
Për median italiane ai foli nga morgu i qytetit, ku ishte i shoqëruar nga miqtë e tij më të afërt dhe po kërkonte informacion se si të dërgojë turpin e pajetë të vëllait në Shqipëri.
“Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës.
Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi .”- tha ai.