Dy pilotë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti gjatë një gare në kampionatin kombëtar Moto 1000 GP në Brazil.
Pothuajse në fund të xhiros së parë, motori i 42-vjeçarit Andre Verisimo Kardoso rrëshqiti dhe përfundoi në asfalt. Piloti u ngrit në këmbë, por u godit nga një tjetër motor që mbërriti në atë moment, i drejtuar nga 38-vjeçari Eriko Verisimo da Roka.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, gjendja e pilotëve ishte shumë e rëndë dhe vdiqën pasi mbërritën në spital.