Në shumicën e filmave dramatikë që njerëzit shikojnë, komploti i historisë zakonisht flet për protagonistët që ndahen nga prindërit e tyre dhe më pas birësohen nga një familje tjetër. Një studente kolegji 21-vjeçare në Kinë beson se ky është rasti i saj.
Ajo pretendon se nuk i ngjan prindërve të saj dhe se ata preferojnë më shumë motrat e saj sesa atë. Prandaj, ajo mendon se mund të jetë e birësuar.
Këto dyshime ajo i ndau edhe me prindërit e saj duke i akuzuar se e kanë birësuar madje nga një familje e pasur.
Nxënësja mendon se është shumë e bukur për prindërit e saj të zakonshëm, pasi ngjyra e saj e flokëve është bionde. Në një familje prej pesë anëtarësh, ajo është e vetmja me ngjyrë të ndryshme flokësh.
Prindërit e saj fermer e regjistruan në fakultet dhe i mundësuan vajzës edhe një shtëpi të sajën. Për këtë arsye dyshimet e saj u shtuan më shumë dhe ajo beson se paratë janë dhënë fshehurazi nga prindërit e saj të vërtetë.
Një tjetër detaj që e bëntë të dyshonte ishte fakti se sipas saj prindërit e qortonin dhe e rrihnin gjithmonë atë në rast se zihej me motrat e saj.
Një ditë, ajo kërkoi një test të ADN-së nga nëna e saj. Duke e kërcënuar, ajo i tha:
“Meqë nuk do që unë të bëj një jetë të begatë, e gjithë familja nuk do të ketë një jetë të qetë!”
Ajo gjithashtu i tha nënës së saj se nëse zbulojnë vendndodhjen e prindërve të saj biologjikë, ajo u premtoi se do t’ua kthejë kur të bëhet e pasur.
Fillimisht, nëna nuk pranoi të bënte testin e ADN-së pasi mendon se vajza e saj është thjesht absurde. Pavarësisht se u përpoq shumë të provonte se është nëna biologjike e vajzës së saj, studentja e kolegjit nuk do ta besonte.
Në zemërim e sipër, vajza iku nga shtëpia dhe jetonte e vetme në shtëpinë që i kishin blerë prindërit.
Më në fund, duke mos i rezistuar kërkesës të së bijës, nëna pranoi të bënte një test të ADN-së. Rezultati tregoi se ajo ishte vërtet nëna biologjike. Edhe pse studentja më në fund u bind, ajo ngurronte të përballej me familjen e saj dhe qëndroi në shtëpinë e saj. Ajo kurrë nuk u kthye në shtëpi tek familja e saj