Pas këmbënguljes së Presor Spahos për t’u kapur me miliarderin Briatore, pse ka thënë që pushimet në Shqipëri bëhen mirë, Muli e thirri sot për t’i tërhequr vërejtje.
-Ke bërë shumë gabim me këtë sulmin për Briatoren, i tha.
Ai e lavdëron Shqipërinë jo se do Ramën, por se do të investojë këtu.
-Nuk e di, tha Presor Mondi.
Më erren sytë kur thonë njerëzit këtu është mirë.
-Dakord, tha Muli. E ke për detyrë të të erren sytë, se je opozitar, por jo me të gjithë ata që duan të investojnë këtu mund të sillemi njësoj.
Briatore do jetë investitor tek Kulla.
Fola dhe me Gimçen, ishte në pushime në Sardenjë me Çimin, Zenin, Kletin etj, dhe ranë dakord që Briatore u duhet dhe si mbulesë miliarderi për kullën.
Ndaj ke bërë gabim që ke folur.
-Po ju sqaroni o byrazer, ku ti dimë ne këto.
Ne mezi shkojmë në Golem me bukë me dhallë me pushime, jo në Sardenjë me jaht.
-Është për të mirën e të gjithëve, i tha Muli.
Duke qenë ai aty, nuk e heton dot njeri kullën pastaj.
-E kuptova, tha Presor Spaho.
Poo mirë o byrazer se bëjmë dhe autokritikë.
Sikur di shqip Briatore dhe i ngeli qejf.
Po ai Gimçja mos të ikë me pushime vetëm me komshinjtë e rinj në Tiranë që ka tek fshati i Zamirit.
Të hedhë sytë dhe nga ne nga Maliqi, se na ka pas komshi të vjetër.
-Dakord, tha Muli, se flas unë me Gimçen, por herë tjetër pyet para se të sulmosh, se kemi dhe ne hallet tona.