jo është anija ‘Black Peral’ më të cilën udhëtuan 41 turistët polakë të cilët u helmuan dhe u paraqitën në spitalin e Vlorës.
41 turistët dyshohet se u helmuan nga ushqimi që iu është shërbyer në një anije turistike në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se turistët ishin duke udhëtuar me anije në itinerarin Sazan-Karaburun, dhe kanë konsumuar ushqimin e shërbyer.
Turistët janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës me të vjella dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa mes tyre janë edhe 5 fëmijë të cilët po trajtohen në pediatri.