Personi non grata për korrupsion madhor Sali Berisha ka dalë në konferencën e tij të përjavshme me gazetarë banaqeshe halemedia ku ka deklaruar se të dhënat e TIMS u vodhën nga një kompani private përmes zyrarit të lartë të policisë, Ervin Muça.
Për këtë konferencë ka reguar gazetari, Adriatik Doçi me anë të një postiimi në ‘Faceook’, ku i kërkon kolegëve të tij gazetarë ta pyesin Berishën për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës që fitoi Majlinda nga Berati me një ish gomisteri?
Doçi shton më tej se gazetarë duhet ta pyesin ish-kryeministrin, Berisha se çfarë mendimi ka për check-up, koncesionin 1.2 miliardë euro Milot-Fier, shtyrja e koncensionit të markimit të karburanteve, dhe bazën së ushtarake në Sarandë nga Xhaçka dhe Dulaku.
Gazetari Adriatik Doçi i sugjeron kolegëve që pasi ti bëjnë pyetjet, të thërrasin edhe një ambulancë.
Postimi i plotë:
Një lutje për kolegët!
Doktori njoftoi se sot do të mbajë konferencën për shtyp në orën 12:00.
Meqenëse unë jam shpallur prej vitesh armik i Familjes Nongrata, kam një kërkesë për kolegët që do jenë të pranishëm për t’i bërë pyetje.
Kërkesa reflekton vetëm interesin publik.
Ju lutem kolegë, pyeteni Sali Berishën se çfarë mendon ai për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës që fitoi Majlinda nga Berati me një ish gomisteri?
Çfarê mendimi ka për koncensionin 110 milionë euro të laboratorëve dhe koncensionin 130 milionë euro të chec up?
Çfarë mendimi ka për koncesionin 1.2 miliardë euro Milot-Fier, ku pronarët e tokave po ‘dëmshpërblehen’ me 350 lekë m2?
Çfarë mendon Doktori për vendimin e qeverisë për shtyrjen e koncensionit të markimit të karburanteve?
Çfarë mendimi ka për aferën e grabitjes së bazës së ushtarake në Sarandë nga Xhaçka dhe Dulaku?
Për sterilizimin, inceneratorët dhe TIMS-in do flasë vetë.
Bëjni këto pyetje, ju lutem, por thërristi edhe një ambulancë! Arsyen e di vetë Doktori! Rroftë Shkëlzeni!