“Tirana po pret një bum turistësh këtë sezon vere. Muzeu Historik Kombëtar, Piramida, sheshi ‘Skëndërbej’, Bunkart, liqeni i Bovillës mbeten destinacionet kryesore të vizituara nga të huajt.”
Rreth 5.2 milion të huaj zgjodhën Shqipërinë për ta vizituar në shtatë muajt e parë të vitit 2023, me një rritje më shumë se 30 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa në hartën e vendeve më të vizitueshme kryeqyteti nuk mungon.
“Tirana realisht nga qyetet më të pëlqyera të turistëve të huaj sepse Tirana ka shumë çfarë të ofroj, ofron historinë , ofron natyrën , ofron kulinari, gjithashtu jetën e natës.”- tha Rigels Beqiri i guidës kombëtare.
Disa zgjedhin eksperiencat me guidë e të tjerë zgjedhin të vijnë me miqtë apo familjen.
“Nga të gjithë llojet e kategorive përgjithësisht të huajt preferojnë me guida se kështu ndihen më të qetë e më të sigurt në udhëtim. Ka një rritje shumë të madhe këtë vit ka shkuar jashtë pritshmërive.
Bunkart2 është padyshim kryesore historike të qytetit , sheshi Skëndërbej, Muzeu historik Kombëtar , Piramida , zona e bllokut , pastaj nëse zgjerohemi më shumë është rruga e tabakëve , teleferiku, Dajti dhe vazhdojnë dhe destinacionet tjera me Bovillë, Ujëvarën e Shëngjergjit.”- tha Beqiri.
Shumëkush nga të huajt e sheh Tiranën për herë të parë. Të impresionuar nga gjithçka kanë vizituar këtu ata premtojnë një vizitë të dytë.
“Jam nga Franca dhe është hera e pare që vij këtu . Tirana na pëlqen. Unë erdha dje dhe duket qytet I bukur , me shumë gjëra që mund të bësh të shkosh.”-tha ajo.
“Është shumë bukur këtu. Kam vizituar jugun një javë. Më pas erdha në Tiranë, Kam pare piramidë, sheshin e madh. Kaq deri tani ka nj՞ orë që kam mbërritur në Tiranë. Do t’ua rekomandoj miqve. “
Vij nga Australia. Është hera ime e pare këtu . Është dita ime e pare këtu dhe është fantastike. Më pëlqen sesi arkitektura e Piramidës. Po e shijoj vërtet . Më pas do të vizitoj sheshin Skëndërbej dhe Bunkart 2. Jam këtu me shokët e mi.” – tha ai.
Të dhënat të tjera nga Ministria e Turizmit treguan se për periudhën deri në Qershor peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin shqiptar vijon ta mbajë Kosova, me 40% të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit./Enxhi Musaj