Ilary Blasi jashtë “Mediaset”. Pas drejtimit të programit të njohur “L’Isola dei Famosi” pranverën e kaluar, ish-bashkëshortja e Francesco Tottit nuk është ndër prezantueset e sezonit të ri televiziv.
Sipas raporteve nga e përjavshmja “Oggi”, Pier Silvio Berlusconi është më shumë se kurrë i vendosur për “të bërë informacion popullor me cilësi të lartë dhe për të dëbuar mbeturinat nga të gjitha formatet”.
Prandaj “viktima” e një revolucioni të tillë është Ilary Blasi. “L’Isola dei Famosi” i saj nuk figuron në kalendarin e programeve, sepse “edicioni i fundit nuk u pëlqye nga drejtuesit e lartë dhe për këtë arsye ata vendosën të bëjnë një pushim për të reflektuar mbi të ardhmen e programit”.
Ilary Blasi, megjithatë, është në garë, sipas Di Più, për të udhëhequr versionin dimëror të “Temptation Island”. Maria De Filippi, producentja e shfaqjes, është ende e pavendosur mes Letterina di Passaparola, Lorella Cuccarini, Silvia Toffanin dhe Raffaella Mennoia.