Historia prekëse e shqiptares që u godit me gurë deri në vdekje. Ajo nuk u kursye edhe pse ishte shtatëzënë dhe u vra me gurë sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve, nga shkaku pse ishte e dashura e një napolitani, në shërbim të Ali Pashës…
Smart Hughes, një tjetër udhëtar i rëndësishëm anglez që kaloi nëpër Shqipëri në një moment të rëndësishëm, duke dëshmuar e rrëfyer një pjesë të mistereve mbi personazhet historikë po ashtu edhe ngjarjeve.
Përveç natyrës përshkruese me vlerë etnografike e kulturore, edhe Hughesi bën një skanim antropologjik të pashait të famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelenës, duke “sanksionuar” bëmat e tij të egra.
Por ndër të tjera, vjen si rast unik rrëfimi mbi një vrasje dramatike që i ka qëlluar të jetë dëshmitar, nga historitë shqiptare. Është historia unike e shqiptares më të bukur të Jugut e sjellë nga dëshmitë e një udhëtari anglez në Shqipëri, si u vra me gurë sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve, nga shkaku pse ishte mike e një napolitani, në shërbim të Ali Pashës.
Libri i Mit’hat Frashërit alias Lumo Skendo është një përmbledhje rigoroze e shumë udhëtarëve që shkelën në Shqipëri në vitet ‘800, duke pasuruar e ndriçuar histori të panjohur për shqiptarët, ndonëse shumë prej tyre nuk njohin botimin edhe në shqip.
***
Travels in Sicily, Greece and Albania, (Udhëtime në Siçili, në Greqi dhe në Shqipëri) prej Rev.Thos. Smart Hughes, London, 1820.