Partizani është mposhtur minimalisht 1-0 në ndeshjen e parë të turit ‘play-off’ të Conference League kundër Astana-s
Në Kazakistan kampionët e Shqipërisë e patën shumë të vështirë, ndërsa përpos të tjerave në minutën e 23 humbën edhe Eros Grezdën për shkak dëmtimi. Në vijim vendasit zhbllokuan rezultatin falë Loncar, i cili goditi nga jashtë zone për të mposhtur portierin Qirko.
Ende pa u mbyllur pjesa e parë Astana do të dyfishonte, por goli u anulua me VAR. Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, por goli i Tomasov në minutën e 68 u anulua sërish nga VAR për pozicion jashtë loje.
Kazakët tentuan edhe njëherë për golin e dytë në minutën e 91, por edhe këtë herë supergoli i Tomasov u nis nga një pozocion jashtë loje. Për rrjedhojë 90 minutat e kohës së rregullt dhe 9 të tjerë shtesë u mbyllën me shifrat 1-0.
Në këtë përballje Partizani bëri shumë pak për të gjetur golin, ndoshta edhe nga fakti se udhëtimi drejt Kazakistanit ishte i lodhshëm.