Opinioni publik është tronditur mëngjesin e sotëm pas lajmit se Xhafer Mata, 31-vjeçari nga Kukësi i mori jetën një 19-vjeçareje në Tiranë, pranë një kishe në zonën e Don Boskos.
Deri tani thuhet se ai kishte pasur me vajzën një lidhje disa mujore por që kishte përfunduar pasi vajza e quajtur Xhuljeta Çuni nuk donte të vazhdonte më.
Në kushte të rënda psikologjike 31-vjeçari i ka dhënë fund edhe jetës së tij me një plumb pas koke dhe ndërroi jetë një orë më pas në spitalin e Traumës.
Fqinjët thonë se ai ishte i divorcuar dhe kishte një djalë një vjeç nga martesa e parë, të cilin sot e kishte lënë tek komshinjtë aty pranë.
Por menjëherë pas publikimit të lajmit kanë shpërthyer lumë kritikash dhe reagimesh në profilin e tij në Facebook, ku i riu me sa duket e ka lënë profilin të hapur për t’i komentuar të gjithë.
Qytetarë të ndryshëm i shkruajnë se “duhet të digjet në ferr” apo se duhet të kishte “jetuar për të përjetuar këtu ferrin”.