Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy italianët që ndërruan jetë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pasi motoçikleta me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet tip ‘Mercedes Benz’.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në vendin e quajtur “Hidrovor”.
Përplasja rezultoi fatale për turistët italianë ndërsa dy të rinjtë, 16 dhe 17 vjeç u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Pas kësaj ngjarje është pezulluar nga detyra Shefi i Policisë Rrugore të Sarandës, nënkomisari A.Sh., .
Shefi i Rrugores së Sarandës u pezullua nga detyra për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur.
Gjithashtu, ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.
2 turistët italianë po udhëtonin në orën 03:00 të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa leje drejtimi.
Ky i fundit ka qenë në makinë së bashku me një tjetër të mitur, të cilët mbetën të dy të plagosur dhe u dërguan në spital.
Por asnjë masë për njeriun që i la të drejtonin mjetin dy minorenëve pa leje drejtimi. Ligjrisht vrasësi i dy italianve është personi që u dha armën e krimit, makinën dy adolishentëve pa leje drejtim.