osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga prania e DEA, FBI, CIA, te Europol dhe Interpol, skandali me sistemin TIMS vë në rrezik agjentët e huaj

Nga prania e DEA, FBI, CIA, te Europol dhe Interpol, skandali me sistemin TIMS vë në rrezik agjentët e huaj

Skandali i ndërhyrjes së paligjshme në sistemin e të dhënave kompjuterike të Policisë së Shtetit përfshirë sistemin TIMS, mund të çojë deri në dekonspirimin e agjentëve të agjencive të inteligjencës dhe hetuesisë amerikane apo europiane.

Reagimi i menjëhershëm i ambasadës së SHBA-ve tregon edhe shqetësimin që kanë partnerët për rrezikun e ekspozimit të agjentëve që kanë hetuar çështje të ndryshme në Shqipëri. Ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzoi në prokurori 4 punonjës së Policisë, ajo mban tepër sekret emrat dhe pozicionet e tyre.

Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të Policisë së Shtetit, përfshirë sistemin TIMS që regjistron çdo hyrje dalje në territorin shqiptar, mund të përbëjë një kërcënim serioz për marrëdhëniet me agjencitë partnere të Shqipërisë.

Denoncimet publike dhe mediatike tërhoqën edhe vëmendjen e SHBA-ve që ngritën shqetësimin për rrjedhjen e informacioneve sensistive. I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDaull ia tha ministrit të Brendshëm Taulant Ballës në një takim me këtë të fundit shqetësimin që kishte duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

Sistemi TIMS është një bazë të dhënash që administrohet nga Policia e Shtetit në cilësinë e kontrolluesit dhe hyrja në të duhet të jetë e autorizuar. Në çdo rast përpunimi i të dhënave i nënshtrohet ruajtjes së konfidencialitetit dhe mbrojtjes së tyre. Dalja e të dhënave përbën rrezik për sigurinë kombëtare por edhe shkatërrimin e besimit tek partnerët ndërkombëtarë.

Kjo për faktin se shumë operacione brenda dhe jashtë Shqipërisë, që kanë pasur në tagër edhe vendin tonë, janë ndjekur nga agjent të huaj, kryesisht amerikanë dhe europianë të agjencive si DEA, FBI, CIA, Europol, Interpol etj, ç’ka thjesht duke bërë krahasime datash dhe çështjesh përkatëse, do të nxirrnin zbuluar shërbimet partnere rreth hyrje-daljeve të tyre.

Nisur edhe nga shqetësimi publik amerikan, në ndryshim nga qëndrimet për rastet e mëparshme të nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptar, në rastin konkret, është ndarë në nivele të larta dhe ka qenë i menjëhershëm duke iu përcjellë drejtpërdrejt ministrit të Brendshëm.

Shpërdorim detyre dhe ndërhyrje e paligjshme në sistemet kompjuterike. Këto janë dy veprat penale për të cilat Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në fillim të këtij muaj (8 gusht), 4 persona. AMP nuk konfirmon pozicionet apo funksionet e shtetasve në fjalë, por mësohet se janë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Në kallëzim kërkohet thellim hetimesh nga organi i akuzës për të zbardhur pretendimet e ngritura rreth shkarkimit të dyshuar të të dhënave sensitive përfshirë ato të sistemit TIMS. Nga ana e Prokurorisë së Tiranës, nuk konfirmohet por as nuk mohohet kallëzimi i AMP-së, teksa procedurialisht, do duhej që fillimisht të bëhej regjistrimi i tij dhe përzgjedhja me short e prokurorit të çështjes, ç’ka nuk ka ndodhur deri tani.