Një avion privat në pronësi të shefit të mercenarëve rusë Yevgeny Prigozhin është rrëzuar me 10 persona në bord dhe ka shpërthyer në flakë. Sipas mediave brenda në avion ndodhej edhe Yevgeny Prigozhin, i cili ka vdekur.
“Në aeroplanin që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve”, kjo është raportuar nga Rosaviatsia, agjencia federale ruse e transportit ajror, sipas mediave ruse.
Ndërkohë grupi Wagner, thotë se avioni i Prigozhin u rrëzua nga anti-ajrorët rusë. Sipas mediave thuhet se avioni është rrëzuar në rajonin Tver të Rusisë në veriperëndim të Moskës.
Avioni i rrëzuar është një Embraer Civil dhe u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë.
Të gjithë personat në bord humbën jetën sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë ruse të Emergjencave. Avioni ishte nisur nga Moska për në Shën Petersburg. Ai mbante 7 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.