Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thyer heshtjen duke falenderuar qeverinë Shqiptare për gatishmërinë që tregoi për të ndihmuar Greqinë e cila prej ditësh është përfshirë nga zjarre masive.
Fillimisht Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë me pretendimin se nuk kishim në nevojë për forca të tjera, duke vijuar te mbante inat ndaj qeverisë Rama për çështjen “Beleri”.
Pas këtij refuzimi, Rama ka luajtur të gjitha “gurët” e mundshëm dhe ka bindur autoritetet greke që mos prishin marrëdhëniet mes dy shteteve dhe te pranojne ndihmën e sinqertë të Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Mitsotakis falenderon Shqipërinë duke iu referuar kryeministrit Edi Rama: “Falenderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve, që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri“.