Greqia është përfshirë nga zjarret e shumta, ndërsa ditën e djeshme 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë.
Pavarësisht tensioneve Tiranë-Athinë, mjete të shërbimit zjarrfikës të qarkut të Korçës janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në vendin fqinj.
Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.
Burime bëjnë me dije se punojësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.
I njëjti burim tha se në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi.
Duhet thënë se vitet e kaluara në situata të ngjashme në pyjet e Cerjes dhe Dardhës edhe shërbimi zjarrfikës helen i ka ardhur në ndihmë homologëve shqiptare për shuarjen e zjarrit nga ajri.