Pavarësisht mobilizimit të ekipeve zjarrfikës situata në Greqi është tejet e vështirë. Me zjarret që janë thuajse jashtë kontrollit, vendi po përballet me njëkohësisht me shuma vatra të ndezura në vende të ndryshme , duke e bërë edhe më të vështirë gjendjen.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë do të zhvillohet një debat në parlament mes liderëve politike, kur priten të ndërmerren edhe masa.
Kujtojmë se në pyllin Dadias u gjetën 26 trupa të djegër.
Nga ana e tij mjeku ligjor i Aleksandopolis, Pavlos Pavlidis ekzaminoi trupat e djegur që u gjetën në pikën ku ndodheshin pranë fshatit Avantas në pyllin e Dadias në Evros. Nga këqyrja rezultoi se mes trupave të djegur janë edhe dy fëmijë të mitur .
Gjithashtu theksohet se situate në vijim pritet të jetë akoma më e vështirë, sidomos në Atikë, gjithashtu flakët ‘kërcënojnë” Parnithën, ndërsa raportohet se në Hasia janë djegur automjete dhe banesa.
Mediat greke shkruajnë se mjetet ajrore janë tërhequr dhe forcat tokësore po “luftojnë” për të vënë nën kontroll frontin e zjarrit.