Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani ku dhe ushtron profesionin e tij si këngëtar, është bërë viral me një nga intervistat e tij.
Artisti nga Kosova u përball me një pyetësor në emisionin komik “Fol shqip” i themeluar dhe moderuar nga këngëtari dhe aktori Altin Marku .
Ardian Bujupi është testuar se sa i di mirë fjalët shqipe dhe përgjigjet e tij kanë shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të gjithë të pranishmit në sallë.
Ardiani mendon se shalqiri është mish, ndërsa luleshtrydhja një lule që shtrydhet, priza – surprizë dhe shumë fjalë me radhë.