osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në vjeshtë SPAK “zbarkon” te Sali Berisha, ja lajmi “bombë” që e pret Ilir Metën dhe lëvizja e bujshme që po përgatit Lulzim Basha

Në vjeshtë SPAK “zbarkon” te Sali Berisha, ja lajmi “bombë” që e pret Ilir Metën dhe lëvizja e bujshme që po përgatit Lulzim Basha

Vjeshta pritet të sjellë zhvillime shumë të bujshme në vend. Amerikanët kanë dhënë sinjale se nuk ka më pandëshkueshmëri, por duket se është shumë e afërt dita kur do të nisin arrestimet në nivele politike.

Gazeta “Sot” po rendit të gjitha paralajmërimet nga politika, media, analistë, juristë dhe gazetarë për ngjarjet që janë shtyrë në shtator. SPAK e bëri verën e nxehtë duke goditur kryebashkiakë, ish-deputetë, ish.zv-kryeministra, prokurorë, drejtorë, policë etj, por vjeshta pritet të jetë përvëluese.

SPAK “zbarkon” te Berisha

Shumë gazetarë, juristë dhe politikanë kanë paralajmëruar se shtatori do të jetë muaji më i tmerrshëm për Sali Berishën.

Avokati i njohur Idajet Beqiri është shprehur në një reagim se shumë shpejt SPAK do të trokasë tek dera e Berishës dhe vjeshta do të ketë surpriza të mëdha. Sipas tij, dosja si Gërdeci, CEZ-DIA apo afera e klubin Partizani ku shfaqet emri i Berishës janë drejt fundit. Nga momenti në moment sipas tij Berisha pritet të marrë goditjen tronditëse.

Jo vetëm ai, por dhe familjarët e tij që janë të përfshirë në këto dosje të mëdha korruptive. Gjithashtu dhe analisti Frrok Çupi shprehet se amerikanët po përgatitin aksione të bujshme dhe i pari që pritet ta pësojë do të jetë Berisha. Edhe ish-deputeti Spartak Braho ka paralajmëruar se SPAK pritet të “groposë” babain e krimit në Shqipëri, i cili identifikohet me emrin e Berishës. Pra sinjalet janë se shtatori do të jetë shumë i nxehtë.

“Fati” i zi që e pret Metën

Vjeshta do të jetë edhe më “e egër” veçanërisht për Ilir Metën. Muaji shtator do të jetë i vështirë për të. Jo vetëm për llogaritë e hapura që ka me drejtësinë, por edhe me planin që pritet të aktivizojnë socialistët për ta nxjerrë nga politika me ligjin e spiunëve.

Sapo Ilir Meta u thirr nga SPAK pas dëshmisë për hetimet që i janë hapur për aferën e lobimit, kreu i PL nisi një fushatë mbrojtje. Kujtojmë që ish-presidenti prej një periudhe të gjatë ishte zhdukur, kishte rënë në heshtje.

Por, thirrja e SPAK e vendosi në panik, duke ju bashkuar kështu deklaratave të ish-kryeministrit për protesta dhe trazira, kur ditë më parë nuk ndante të njëjtin mendim. Ilir Metën e ka pushtuar “tmerri” i burgut saqë edhe përgjegjësinë e lobimit me para të pista ja ka kaluar bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe zëvendësit të tij Petrit Vasili. Jo vetëm kaq, një tjetër dosje që e rrezikon Metën është dhe afera CEZ-DIA. SPAK e thirri Metën për herë të parë për të dëshmuar duke e mbajtur për 4 orë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Ligji i spiunëve

Edhe pse gjithë sytë e medias, politikës dhe qytetarëve ishin nga Parlamenti i Shqipërisë, në korrik, pasi pritej që të votohej ligji për spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit, nuk ndodhi aspak kështu. Si Meta, ashtu edhe Berisha me votimin e ligjit, do t’iu duhej të largoheshin nga politika, pasi njëri ka qenë funksionar i lartë në PPSH, ndërsa tjetri bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Por ish-sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bllokoi nismën, duke nxjerrë si kleçkë një rekomandim të Komisionit të Venecias. Këtë ndihmë ai e ka zbuluar në Komisionin e Ligjeve pak javë më parë. Më konkretisht, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zbuloi një letër të delegacionit të BE në Tiranë, që i kërkon ligjeve që kjo paketë ndryshimesh të jetë në përputhje të plotë me parime e vendosura nga Komisioni i Venecias.

Nisur nga letra që mban firmën e ambasadores Christiane Hohmann, Bardhi thotë se Kuvendi duhet t’i drejtohet për marrje opinion Komisionit të Venecias, duke e bllokuar dhe dërguar në “Kalendat greke” këtë nismë. Pra, Bardhi nuk bëri gjë tjetër, veçse u vendos në shërbim të komunistit Sali Berisha dhe fuksit Ilir Metaj. Por kjo nuk do të zgjasë gjatë, pasi burime bëjnë me dije se me fillimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, Kuvendi do të ketë prioritet miratimin e këtyre ndryshimeve që do të sjellin hapjen e dosjeve. Është vetë Brukseli që kërkon hapjen me urgjencë të dosjeve të Sigurimit.

Si Brukseli e fundosi Metën

Para disa muajsh një rezolutë të hartuar nga reporterja për vendin tonë në Komisionin Europian, Isabel Santos u fut një pikë që ka të bëjë me deklasfikimin e dosjeve të Komunizmit. Duke marrë shkas nga ligjet e miratuara në fund të vitit që lamë pas për të deklasifikuar dosjet e Sigurimit, Santos kërkon që ky proces të përshpejtohet. “Komisioni për Punët e Jashtme rikujton nevojën për të përfunduar procesin e deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe duke i bërë ato të askesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim të avancimit të drejtësisë dhe pajtimit”, thuhet në rezolutën që mban datën 7 mars 2023. Pra Meta nuk ka nga të shpëtojë. Dosja e tij do të hapet. Është thjesht çështje kohe.

Lëvizjet e bujshme të Lulzim Bashës

Gjithashtu zhvillime “përvëluese” priten dhe brenda selisë blu. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin Kombëtar në 2 shtator. Me besimin e konsoliduar prej Perëndimit Basha është më i fuqishëm se kurrë dhe po përgatitet ta çojë deri në fund “amanetin” që i kanë lënë amerikanët për zhdukjen e berishizmit, pra shkëputjen e PD nga e kaluara dhe vjeshta pritet të jetë vendimtare.

Ndryshimet e bujshme i ka paralajmëruar dhe ish-deputeti i PD Azgan Haklaj. Pak ditë më parë ai zbuloi se: Ky moment shënon jo vetëm ndarjen përfundimtare e epokale me klanin uzurpues të PD-së me mentalitetin feudalo-komunist që e ka dominuar për dekada i udhëhequr nga Sali Berisha. Ky është momenti i kthesës së madhe drejt shpresës jo vetëm partiake por dhe kombëtare.

Ata që lëvizjen e rinisë studentore të vitit 90- të jo vetëm e okupuan djallëzisht por dhe e keqpërdorën poshtërsisht sot nuk janë vetëm pa legjetimitet, pa sigël e pa emër por janë të dekonsipruar plotësisht përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si misionarë të sabotimit të demokracisë, një çetë nongrata antiamerikane, antiperëndimore.

Që sot jo vetëm opozitarizmi do të ketë lidership të përgjegjshëm, vizionar e doktrinar për krijimin e terrenit të shpresës të cilën trekëndëshi i Bermudës e rrënoi për të përjetësuar sundimin e tyre korruptiv e klanor. Basha dhe PD-ja ndonëse nën një presion e shantazh destruktiv të imponuar nga rrethi i fundit i rregjimit komunist e kleptokratik kanë vullnetin jo vetëm të ringritjes organizative të PDSH-së dhe të djathtës shqiptare por dhe një plan të detajuar shprese ekonomike e sociale për të shëruar me shpejtësi plagët e mitizuara gati për tu gangrenizuar”, u shpreh ai ndër të tjera./Elmas Bogdani