Nga Rigels Seliman
Shkëlzen Berisha dhe Jamarbër Malltezi meritojnë të etiketohen si persona “shpirt zi e katran”. Edhe pse akuzohen se janë përshirë në afera korruptive dhe pastrim parash, Zeni siç e thërrasin djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por edhe dhëndri i këtij të fundit Jamarbëri duhet të futen në burg për diskriminim të moshës së tretë.
Prej 2 muajsh plaku Berisha që vitin tjetër mbush plot 80 vjeç, është “salduar” në foltoren e selisë blu (SHQUP) të uzurpuar me dhunë, teksa çdo ditë bën avokatin e djalit dhe dhëndrit të tij.
I veshur me kostum dhe kollare, Saliu, i cili është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, pasi akuzohet për korrupsion domethënë dhe minim të demokracisë, thuajse dy herë në ditë del në konferenca për mediat, duke sulmuar Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me gjuhë prej rrugaçi sa që edhe një kriminel nuk do të guxonte ta bënte.
Berisha, i cili në këto ditë të nxehta gusht duhet të ishte duke pushuar në Bjeshkë ose në Gjirin e Lalëzit është kthyer në një zëdhënës i flakët i mbrojtës së aferave. Këtë telashe ja ka hapur djali dhe dhëndri i tij, të cilët thuhet se në vjeshtë do të kenë luksin të vendosin byrzylykët në duart (pranga) për shkak se SPAK ka qepur dy prej dosjeve më korruptive që ka njohur historia e Shqipërisë në këto 100 e ca vite shtet.
Bëhet fjalë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe tragjedia e “Gërdecit”, të cilat në finale do t’i shtojnë habitatit të burgjeve dy persona “VIP, siç janë Shkëlzeni dhe Jamarbëri.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto dy dosje përvëluese, përmendja e djalit në ndërtimin e kullës 64-katëshe në sheshin pas Teatrit të Operas dhe Baletit diku në qendër të Tiranës, kanë prishur qetësinë e familjes “Berisha”. Berisha i madh, pra kreu i “Foltores” del çdo ditë dhe “len” kundër drejtësisë me shpresën se do të trembë luanin SPAK.
Por këto tentativa të tij janë thjeshtë tymnajë, pasi tashmë fati është vendosur dhe se Zeni dhe Jamarbëri do t’iu duhet te japin llogari para drejtësisë për zullumet që akuzohen se janë përshirë me bekimin e babit të tyre Sali Ram Berisha nga Viçidoli i Tropojës.