osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndahet nga jeta primabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Ndahet nga jeta primabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Sekine Sharofi, primabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dhe bashkëshortja e tenorit dramatik Xhoni Athanas.

Shumë e kujtojnë si një vajzë të mahnitshme dhe një kërcimtare të disiplinuar me një temperament të shkëlqyer, që tërhiqte publikun artdashësh me figurat e saj.

Solistja e kërcimit klasik, Sekine Sharofi lindi më 4 mars 1938.

Emri i saj identifikohet me skenën e Baleti Shqiptar. Sekine Sharofi ka hyrë në historinë e kërcimit klasik si soliste, si prima dona me një shkëlqim marramendës që nuk harrohet kurrë.

E shkëlqyer dhe brilante në mënyrën se si interpretoi veprat më të rëndësishme të repertorit si: “Laurencia” nga Alexandër Krein, “Zhurale” nga Farid Jaruli, “Para stuhisë” nga Çesk Zadeja, “ Halili dhe Hajria” nga Tish Daija, “Lola” nga Marat Gaziev, “Delina” nga Çesk Zadeja, “Fadeta” nga Leo Delibes, “Cuca e maleve” nga Nikolla Zoraqi, “Shota dhe Azem Galica” nga Nikolla Zoraqi, “Petja dhe ujku” nga Sergei Prokofiev, “Kujdesi i kotë” nga Hertel, Rapsodia koreografike “Historia e një këngë” nga Nikolla Zoraqi, “Sheherezada” nga N. Rimskij Korsakov etj.

Një engjëll i bardhë, me një buzëqeshje që nuk shuhet kurrë. Një artiste që i dha vendit tonë jetë. Sekine do të mbetet përgjithmonë në plejadën e artë të artistëve shqiptarë. Brezat më të vjetër do ta kujtojnë gjithmonë me atë buzëqeshjen e ndrojtur që vetëm ajo dinte t’ia dhuronte publikut shqiptar në një kohë kur gjithë Shqipëria ish bardhezi./Albeu.com/