osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Banda që ka uzurpuar Kadastrën si monument korrupsioni… Prej tre muajësh tregu i pasurive të patundshme në kolaps

Banda që ka uzurpuar Kadastrën  si monument korrupsioni… Prej tre muajësh tregu i pasurive të patundshme në kolaps

Prej gati tre muajsh, i gjithë tregu i pasurive të patundshme është në kolaps. Qytetarët, të cilët duan të kryejnë veprime me pronat e tyre nuk munden dhe sorollaten pa asnjë zgjidhje.

Bankat janë ekspozuar përballë një risku të jashtëzakonshëm financiar. Atij të mashtrimit me kolaterale që nuk ekzistojnë apo që mund të tjetërsohen. Shkaktari i gjithë kësaj çmendurie është Kadastra. Më saktë ata që e menaxhojnë atë.

Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama trumbetoi me të madhe në media se do të hiqej çdo sportel dhe kontakt fizik mes qytetarëve dhe Kadastrës.

Sportelet fizike që funksiononin për dhënie informacioni u mbyllën, dhe çdo gjë kaloi online. Kjo ishte pikënisja e një prej krimeve më të rënda të shtetit ndaj qytetarëve në Shqipëri.

Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me saktësi. Edhe pse e ka kapur vendin peng prej 3 muajsh, Kadastra dhe qeveria nuk japin asnjë shpjegim për arsyet e bllokimit. Noterët thonë se ka një sistem të ri menaxhimi, ku aplikimet e Tiranës i shkojnë Kukësit apo atë të Shkodrës shkojnë në Vlorë.

Një sistem kaotik, që gjoja do të ulte korrupsionin, por në fakt shkaktoi një kolaps. Megjithatë shpërndarja e aplikimeve nuk është shkaku i vetëm i bllokimit total të Kadastrës. Nën zë flitet gjithashtu se është ndërhyrë edhe në sistemin kompjuterik.

Ndërsa tenderat e IT-së janë monument korrupsioni dhe shpesh dhunimi të të dhënave private të qytetarëve, në këtë rast me sa duket shkuan me larg. Dhunuan dhe vetë qytetarët. Burime brenda Kadastrës thonë se është krijuar një backlog prej rreth 40 mijë aplikimesh që nuk kanë përgjigje.

Kjo është Shqipëria dixhitale e korrupsionit, ku qytetarët përveçse vidhen tani edhe po i përzënë të ikin. Në Kadastër ka ndodhur një krim i rëndë, i cili po kalon në heshtje. Ndoshta është kohë që SPAK të kthejë sytë edhe nga banda që ka uzurpuar Kadastrën.