Skuadra e AEK Athens është kualifikuar në finalen e playoffit të UEFA Champions League pasi mposhti ekipin e Dinamo Zagreb.
Një spektakël i vërtetë u zhvillua në stadiumin “OPAP Arena” në Athinë, shkruan LIG Sport
Ekipi kroat u eliminua nga ish-mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë, Domagoj Vida.
Në minutat e fundit u akordua një penallti për vendasit. Garcia gjuajti në portë por portieri Livakovic u tregua fantastik duke e pritur, por në topin e rikthyer mbrojtësi 34-vjeçar shënoi me kokë për rezultatin 2-2.
Në ndeshjen e parë ekipi grek kishte fituar me rezultatin 2-1.
Kujtojmë që Vida kishte luajtur te Dinamo Zagreb në fillimet e karrierës së tij, prandaj nuk festoi golin edhe pse ishte tejet i rëndësishëm për ekipin e tij.
VIDEO E PLOTË:
https://streamin.one/v/e0bae7fa