Katër persona u vunë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë kaluar kolaudimin e makinave që rezultonin me probleme teknike. Sipas policisë të arrestuarit merrnin shuma të caktuara lekësh për t’i lënë këto mjete të qarkullonin në rrugë edhe pse me probleme.
Kështu në pranga u vu një inxhinier i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit. Më konkretisht Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë), Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë, të tre me detyrë agjentë kompanie sigurimesh.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Me date 28.05.2018, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.4165 qe ben fjale per vepren penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, veper penale e parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.
Nga materiali hetimor ka rezultuar se me date 16.05.2018 ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, ne Seksionin per Korrupsionin, ka bere kallezim shtetasi me inciale J. H. Ne materialin kallezues referohej per veprime te kunderligjshme, objekt hetimi te procedimit penal nr.4165, te punonjesve te kompanise qe kryen kontrollin teknik te automjeteve, me vendndodhje ne vendin e quajtur Fushe-Preze, Tirane, si dhe personave te trete, ne lidhje me certifikimin e kontrollit te mjeteve ne menyre te kunderligjshme, ne kembim te perfitimit te vlerave monetare.
Nga ana e Prokurorit me date 28.05.2018 eshte autorizuar kryerja e veprimeve simuluese te aktit korruptiv, te pergjimit audio-vizual dhe te vezhgimit me ane te cilave eshte dhene autorizim per kryerje te veprimeve te mesiperme sherbimeve te policise gjyqesore ne Seksionin per Korrupsionin prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim me sherbimet e policise ne sherbimin e Forces se Posacme Operacionale ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, nepermjet shtetasit me inciale J.H.
Me date 07.06.2018, pas perfundimit te veprimeve hetimore, jane arrestuar shtetasit: Arbër Cenuka, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, veper penale e parashikuar nga neni 245/1/2 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “X”.
Albert Allushi, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, veper penale e parashikuar nga neni 186/3 te K.Penal, me detyre inxhnier mekanik ne kompanine qe merret me kontrollin teknik te automjeteve.
Haxhi Marqeshi, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”, veper penale e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “Y”.
Gëzim Sorra, ne cilesine e personit nen hetim per vepren penale te “Moskallezimit te krimit”, veper penale e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, me detyre punonjes i shoqerise se sigurimeve “Z”.