Sali Berisha vazhdon të kontestojë akuzat e hedhura ndaj tij dhe familjes së tij për përfshirjen në pazare me Edi Ramën. Përsonazhi që ka përfituar mijëra metra katrorë leje ndërtimi, rreth njëqindmilionë euro tendera publikë, financime nga AZHBR për ferma boronicash dhe licenca pafund për energji fotovoltaike.
Shkëlzen Berisha është në ditët më të suksesshme si biznesmen në kohën e artë të Edi Ramës sesa me sekserllëqet e babës kryeministër. Ky personazh që i kanë buruar milionat si sekser, unikal në botë për fitimet, sot shijon të qenët ndërtues dhe investitor strategjik me mbështetjen e kryesocialistit.
Asnjë biznesmen i majtë apo i djathtë nuk ka pasur fatin të pajiset me leje ndërtimi, centralesh apo tendera në një kohë të shkurtër, duke pasur luksin të ketë një kapital qindramilionë euro. Të gjitha falë dashurisë së babës me Edi Ramën
Kompania e Zenit është pajisur me rreth 300 mijë metra katrorë leje ndërtimi, të cilat kushtojnë për tu ndërtuar në vlerën rreth 172 milionë euro. Nëse llogarisim një fitim minimal 500 euro për metër katror, rezulton që kjo kompani të fitojë në fund të mandatit të saj ndërtues rreth 150 milionë euro. Plus kësaj po të llogarisim edhe përfshirjen e kësaj kompanie në tenderat e rindërtimit dhe investimet publike që shkojnë rreth 100 milionë euro, shikojmë se Edi Rama ka blere Sali Berishën nga benefitet që i burojnë me pasuritë e shqiptarëve, rreth 200 milionë euro.
Megjithëse Sali Berisha del çdo ditë në konferenca shtypi duke paralajmëruar revolucione imagjinare për të trembur SPAK dhe ndërkombëtarët për prishje stabiliteti, nga frika e ndonjë arrestimi të beftë të dhëndrit apo birit të tij, një gjë është e sigurt që kjo gjë do të ndodhë.
Askush nuk ja thotë ditën dhe askush nuk i thotë se kë do marrë për ta çuar në qelië e SPAK.
Një gjë është e sigurt se sado lekë të ketë bërë apo, sado banditë të mbajë pas vetes, sado pazare të bëjë me pazarxhiun gabist Edi Rama, shumë shpejt do shihni një Sali të shndërruar në Makbeth që i djegin duart nga gjaku i të vrarëve nga dora e tij.
Ky div, trim, apo dhe bandit i çartur i ka dhënë provat si i mbushi pampersët kur e arrestuan dhe e çuan në qelitë e policisë dhe padyshim që këtë radhë është më plak, është pa dhëmbë në gojë dhe më i vetmuar se kurrë, por dhe më i pasur se kurrë. Dita i ka ardhur. Mesa duket SPAK pret ditën kur ai mos të dalë në konferencë që të kryejë formalitetet e nevojshme.