osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u mbyll dosja e megakorrupsionit të Ridvan Bodes duke u shpërblyer nga Rama?

Si u mbyll dosja e megakorrupsionit të Ridvan Bodes duke u shpërblyer nga Rama?

Bazuar në të dhëna zyrtare, nga viti 2014 deri në vitin 2022, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht mbi 500 zyrtarë dhe ish zyrtarë të niveleve të ndryshme për fshehje pasurie, mashtrim me deklarimin e pasurisë dhe pastrim parash.

Fillimisht ILDKPKI publikonte emrat e të këllëzuarve si dhe një përmbledhje nga hetimi. Mes emrave të publikuar ishin edhe Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Ridvan Bode, Arben Ndoka, Andis Harasani, Tom Doshi, i ndjeri Dritan Prifti, Ken Dhima, Agim Isaku etj.

Ndaj ILDKPKI-së nisën presionet dhe ndërhyrjet e forta. Për shkak të presionit, ILDKPKI nuk publikoi më asnjë emër zyrtari dhe ish zyrtari të kallëzuar që nga vjeshta e vitit 2015. Kallëzimet vijuan, por emrat u fshehën.

Duke fshehur emrin, zyrtari i kallëzuar e kishte më të lehtë për ta mbyllur dosjen në prokurori, me mënyrat dhe marifetet që dihen. Nëse çështja bëhej publike, mbyllja e dosjes bëhej më e vështirë dhe sigurisht rritjej edhe kostoja.

Disa muaj më parë, ILDKPKI ka zhdukur nga faqja zyrtare edhe emrat e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që kishte publikuar deri në tetor 2015, ndërsa numri i kallëzimeve erdhi duke rënë vitet e fundit deri në 70 %.

Të gjithë ‘peshqit e mëdhenj’ i mbyllën dosjet e pasurisë në Prokurorinë e Përgjithshme me në krye Adriatik Llallën, i dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për fshehje pasuri dhe non grata nga SHBA, si dhe në Prokurorinë e Tiranës me në krye Petrit Fushën, i pandehur për fshehje pasurie.

Nëse dosjet do t’i kishte në dorë SPAK, me standardin që po vendos, autoritetin dhe hetimet alla FBI, ndoshta fati i të kallëzuarve do të ishte ndryshe.

Mes të shpëtuarve nga drejtësia e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me Adriatik Llallën, Gjin Gjonin, Petrit Fushën, Arjana Fullanim, Tom Ndrecën, Farmira Hajdarin etj., është edhe Ridvan Bode, ish ministri simbol i qeverisje 8-vjeçare të Sali Berishës, emri i të cilit lidhet pothuajse me të litha krimet madhore financiare të pushtetit të Sali Berishës.

Mbylljen e dosjes së pasurisë së Ridvan Bides e ka firmosur prokurori Arqile Koça, i cili edhe pse pranon se Ridvan Bode nuk e ka deklaruar një pjesë të pasurisë sipas ligjit, ky fakt, sipas tij, nuk përbën vepër penale.

Arqile Koça, i njohur si një prokuror biznesmen për shkak të pasurisë që posedonte, përfshirë të paktën 5 apartamente, u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në mars të vitit 2019 për shkak të disa problemeve me pasurinë, por u rikthye më pas në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Hetimi ndaj Bodes dhe familjarëve të tij është është i përciptë, formal dhe sa për të larë duart.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi Ridvan Boden në prill 2015 për fsheje pasurie dhe pastrim parash. Sipas ILDKPKI, Bode nuk justifikonte një pasuri me vlerë 500 mijë euro.

Ky institucion e kishte thirrur ish ministrin e Financave disa herë për të dhënë shpjegime dhe justifikuar pasurinë, por Bode, me arrogancë, kishte refuzuar, duke sfiduar ligjin.

Pas kallëzimit, Bode tha se po sulmohej politikisht. Në fakt, koha tregoi se Edi Rama, jo vetëm që nuk e ka sulmuar politikisht, por në dhjetor të 2018, Rama emëroi përmes Parlamentit Ridvan Boden anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku është punësuar edhe e bija, Adela Bode, pra babë e bijë në një institucion publik, në konflikt interesi.

Ndërsa dhëndri ishte person kyç në kompaninë private kryesore të kromit, e favorizuar nga ministritë e Industrisë, Financave dhe Tatimeve.

Emri i Ridvan Bodes lidhet me disa prej aferave epike të denoncuara nga socialistët, kur ishin në opozitë dhe në pushtet.

Emri i Ridvan Bodes lidhet me skandalin e shitjes së pronës publike ish Hotel Dajti tek një intitucion tjetër publik si Banka e Shqipërisë për 30 milionë euro, aferën me pullat fiskale, koncensionin e markimit të karburanteve si dhe shitjen abuzive të hidrocentraleve në fund të pushtetit të Berishës, “Ulëz”, “Shkopet”, “Bistrica-1” e “Bistrica-2” te kompania turke “Kurum”.

Emri i Ridvan Bodes lidhet me shitjen e pronave të ushtrisë, privatizimin e ish Klubit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, aferën CEZ, koncesionin e Lotarisë Kombëtare, kasat fiskale, disa skema zhvatje me rimbursimin e TVSH-së etj.

Ridvan Bodes është akuzuar nga UEFA për aferën e peivatizimit të klubit Skënderbeu dhe për ndërhyrjet për fiksimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit. Edhe këtë për këtë akuzë Bode tha se është nxitur nga qeveria Rama.

Ridvan Bode u kallëzua penalisht edhe për shkelje të barazisë në përzgjedhjen e një ofertuesi për marrjen e një kredie 250 milionë euro. Bode ndryshoi kriteret rrugës dhe përzgjodhi ofertën më të shtrenjtë, duke duke i shkaktuar shretit 60 milionë euro kosto financiare.

Emri i Bodes lidhet me një sagë aferash financiare me kosto miarda euro për xhepat e shqiptarëve, si kryefiamciar i qeverisjes Berisha 2005-2013.

SPAK ka hapur rreth 50 dosje abuzimesh për qeverisjen socialiste 2013-2022, ndërsa vetëm 4-5 dosje për qeverisjen para 2013, edhe pse taksapaguesit shqiptarë vijojnë të paguajnë koston e një sage aferash të pandëshkuara.

Ish ministra socialistë, ish drejtorë dhe ish kryebashkiakë sot janë në burg, ndërsa protagonistët e korrupsionit para vitit 2013 po shikojnë paratë dhe pasuritë e vjedhura./Nga Adriatik Doçi