Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një zonë agropylltarie në zonën Tsilivi të Zakynthos
Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin dhe kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve në këtë zonë pasi rrezikohen banesat.
Aktualisht flakët janë përhapur në një zonë të banuar, sipas mediave greke.
Banorët dhe vizitorët në zonën Tsilivi-Bochali, në Zakynthos, kanë marrë një mesazh nga 112 para orës 21.00, për shkak të zjarrit të madh të rënë pasdite.
Në mesazhin paralajmërues u kërkohet qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, ku dhe një pjesë e tyre i është kërkuar të evakuohen.
Policia bënë me dije se janë mobilizuar forca të forta tokësore, ndërsa më herët janë tentuar edhe mjete ajrore. Mbrojtja Civile e Rajonit të Ishujve Jon i është kërkuar evakuimi i zonës në Akrotiri pasi ka banesa.
Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikëse me 13 automjete, ndërsa më herët kanë tentuar dy avionë zjarrfikës të tipit Canard dhe një helikopter. Gjithashtu me traget nga Kyllini po udhëtojnë 16 zjarrfikës me 1 grup këmbësorësh dhe 4 automjete.