osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Big Think/ Një biografi e shkurtër e Djallit

Big Think/ Një biografi e shkurtër e Djallit

Nga Jonny Tomson

Nuk mund të tregohet historia e mendimit perëndimor, pa rrëfyer gjithashtu edhe historinë e Krishterimit. Kultura, vlerat dhe institucionet politike të Evropës, u farkëtuan të gjitha nën syrin vigjilent të Kishës. Dhe sipas teologut Filip Almond “Historia e Krishterimit, nuk mund të tregohet pa Djallin”.

Nga kjo rezulton se nuk mund të tregosh historinë e mendimit perëndimor, pa folur për Djallin. Pavarësisht nëse e quani Luçifer, Satana, Belzebub, Princi i Errësirës apo Zoti i Mizave, Djalli është një figurë qendrore në historinë intelektuale të Perëndimit. Ai shfaqet në letërsinë klasike dhe kulturën popullore, ndërsa në emrin e tij ka shumë këngë. Por Djalli ka një biografi të ndërlikuar dhe plot zig-zage.

Beteja midis së mirës dhe së keqes

Nëse lexoni Testamentin e Vjetër, duke kërkuar për betejat midis ushtrisë demoniake të Satanit dhe kryeengjëjve të Zotit, do të zhgënjeheni. Çuditërisht, Djalli mungon tërësisht Biblën Hebraike. Edhe aty ku shfaqet, Satani është pak a shumë nën komandën e Zotit.

Për shembull, në Librin e Jobit, Satani është një tundues, por nën udhëzimet specifike të Perëndisë. Në hebraisht fjala ‘Satan’, nuk është emri i duhur që përshkruan një person me brirë në kokë dhe që është mishërimi i të keqes. Përkundrazi, fjala hebraike për Satanin (שטן) do të thotë kundërshtar.

Ai ishte një lloj titulli. Në Dhiatën e Vjetër nuk ka avokatë të djallit, sepse të gjithë avokatët ishin djaj. E gjitha kjo ndryshon në një koleksion të njohur si Libri i Vëzhguesve. Këtu, tradita hebraike rivalizon Xhon Miltonin dhe Hollivudin për spektaklin qiellor.

Sipas këtij rrëfimi, një grup engjëjsh të njohur si “vrojtuesit” rebelohen kundër Perëndisë dhe zbresin në tokë për të luftuar, ushqyer dhe shthurur moralisht. Mbrojtësi kryesor, një engjëll i quajtur Azael, u mëson njerëzve prodhimin e armëve dhe bizhuterive (të cilat nuk janë ndoshta probleme ekuivalente).

Më pas ai u përfshi në festa të harbuara demoniake, ndërsa njerëzimi e shpërbëri veten e vet në aspektin moral. Më në fund, Zoti vendos të ndërhyjë dhe dërgon armët e tij të mëdha: kryeengjëjt. Së pari, Sarieli e paralajmëron Noenë për një përmbytje të madhe që do të fshijë çdo gjë në Tokë.

Pastaj, Rafaeli rreh dhe e burgos Azaelin. Në fund, Mikaeli dhe Gabriel – udhëheqës të ushtrisë qiellore – mundin vetë rojet (dhe fëmijët e tyre gjigantë dhe monstruozë) dhe i detyrojnë ata të jetojnë përgjithmonë nën Tokë. Është hera e parë në mendimin judeo-kristian që kemi idenë e demonëve që jetojnë në një mjedis që i ngjan shumë Ferrit.

Dhiata e Re, Satanai i Ri

Tek Ungjijtë, Luçiferi promovohet nga personazhi dytësor në personazhin kryesor. Për 40 ditë dhe net, Jezusi nis një agjërim ritual, në fund të të cilit i shfaqet Satani. Në një imazh pasqyrë të rënies së Adamit dhe Evës, Jezusi u reziston të gjitha tundimeve të Djallit, dhe e lë duelin e tij në shkretëtirë me arritjen e fitores.

Në Testamentin e Ri, Djallit i jepet gjithnjë e më shumë përgjegjësi mbi gjërat e liga të botës. Për disa teologë, Djalli bëhet i keq. Aty vendoset një narrativë ku gjithçka ishte mirë për botën, por më pas Djalli solli të keqen në planetin tonë, dhe e mbolli atë në zemrat e njerëzve.

Gjithçka është një fushëbetejë midis forcave të së mirës dhe së keqes, Zotit dhe Djallit.

Megjithatë, cilido që dëshiron të kuptojë teologjinë e krishterë, duhet të ecë me kujdes. Krishterimi nuk është një fe dualiste. Ai nuk e ndan botën në të kundërta polare, pra në të mirën dhe të keqen, shpirtin dhe trupin, Parajsën dhe Ferrin.

Në fakt, Etërit e hershëm të Kishës ishin shumë të etur ta shmangnin këtë mesazh. Kjo sepse ndërsa krishterimi po konkurronte për të konvertuarit dhe një fe rivale, manikeanizmi, kishte të bënte me dualizmin. Si historian fetar, Xhefri Rasëll tha se “shumica e të gjithë mendimtarëve të krishterë besonin se Djalli nuk është një parim i pavarur, por një engjëll i rënë që e përdori vullnetin e tij të lirë për të refuzuar Perëndinë”.

Njerëzve si Agustini dhe Ireneu u takoi puna e vështirë e rrëfimit për njerëzit të një historie mbi të mirën dhe të keqen, por pa e reduktuar gjithçka në bardhë e zi. Kjo donte të thoshte se Luçiferi duhej të ishte paksa në orbitën e Zotit dhe pjesë e planit hyjnor.

Njeri me pasuri dhe shije

Por problemi është se hollësirat teologjike nuk marketohen dhe aq mirë. Botuesit e librave dhe regjizorët e Hollivudit, nuk kanë qenë kurrë kaq të shqetësuar për bërjen e një dallimi kuptimplotë midis dogmës së krishterë ortodokse dhe rivalëve gnostikë. Kësisoj shohim beteja me shpata që flakërojnë dhe përbindësha që ulërijnë.

Shohim krijesa me krahë dhe me bishta me luspa, me aureola verbuese dhe me brirë dhish. Me pak fjalë kemi një dualizëm. Përgjatë historisë, Satani përfaqëson gjithçka që është e gabuar me botën. Djalli është i keq.

Kjo është arsyeja pse Satani përshkruhet kaq shpesh në ikonografinë pagane:Ai pëshkruhet pothuajse gjithmonë si një Perëndi e feve rivale. Është një nga bazat e propagandës ta portretizosh armikun tënd si mishërim të vetë të keqes. As sot nuk është ndryshe.

Kur Ruhollah Khomeini i Iranit e quajti Amerikën “Satani i madh, gjarpri i plagosur”, ai po thoshte se sa shumë e urrente këtë vend. Në kulturën popullore, Satani përfaqëson veset e kohës sonë:dhunën, epshin dhe lakminë. Luçiferi është njeriu me makinën e shpejtë dhe me një rezidencë të madhe.

Në thelbin e saj, historia e Satanit është një pasqyrim i luftës që kryen vetë njerëzimi ndaj koncepteve të së mirës dhe së keqes. Është një projeksion i frikës sonë më të errët dhe i pyetjeve më të thella. Ndërsa imazhi dhe roli i Satanait kanë evoluar me kalimin e kohës, prania e tij gjithmonë do të na përndjekë nga qoshet e moralit tonë. / “Big Think”