osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ruajuni mos t’iu hedh trutë e gomarit/ “Profesori” i SHQUP-it jep lajmin se teza e provimit është publikuar… harron se është “zgjuar” një ditë me vonesë!

Ruajuni mos t’iu hedh trutë e gomarit/ “Profesori” i SHQUP-it jep lajmin se teza e provimit është publikuar… harron se është “zgjuar” një ditë me vonesë!

Së fundmi është kthyer në modë, të sulmosh kundërshtarët me fakenews, të shantazhosh ministrat e qeverisë me audiopërgjime të pavërteta dhe të hedhësh baltë çdo mbrëmje, duke nxjerrë nga “sirtari një “denoncues” të tipit qytetari digjital, i cili shpesh herë bie poshtë në mënyrën më tëturpshme.

Këtë skemë e përdorin mjaft mirë pushtetqyqarët, që nga dëshira për tu ngjitur mbi karriget e pushtetit, çfarë nuk sajojnë për të krijuar amulli dhe zemërim dhe shpesh janë bërë protagonist të talljeve nga opinioni publik, që është regjur nga kjo maskaradë.

“Viktimë” e këtyre shpifjeve dhe provokimeve të ndyra është bërë Ministria e Arsimit, por që si çdo histori tjetër, edhe kjo e fundit ka dështuar për të përbaltur këtë institucion.

Autor i këtij “denoncimi”, është deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili është munduar nëpërmjet një statusi në Facebook, të japi sihariqin për ithtarët e poshtërsive, lajmin se: Testi i letërsisë, që maturantët zhvilluan sot, është bërë publik.

Pedagogu i hutuar i SHQUP-it, duke qenë i angazhuar për tu dhënë leksione kolegëve të tij në parti, e paska harruar profesionin e tij të vërtetë… meqënëse nuk e ka kuptuar akoma datën dhe orën kur fillon provimi.

Nëse do ta dinte, nuk do e publikonte komentin e tij në rrjetin social, sepse do të shmangte talljen publike nga lexuesit apo dhe kolegët e tij, se provimi ka filluar në 10 të mëngjesit dhe kur deputeti ka publikuar statusin… ai kishte përfunduar.

Për të gjithë “profesorët” e SHQUP-it, po i sqarojmë, se teza e provimit është bërë publike… pasi provimi kishte mbbaruar./Ekskluzive.al