Kirurgët në SHBA kanë arritur të finalizojnë me sukses transplantin e veshkës së derrit në trupin e një njeriu, truri i të cilit është i vdekur dhe organi funksionon prej më shumë se një muaji.
“Kjo është periudha më e gjatë që veshka e modifikuar gjenetikisht e një derri ka mundur të funksionojë në një trup njeriu dhe është hapi më i fundit drejt një rruge alternative, të qëndrueshme të sigurimit të organeve”, tha institucioni NY Langone në një konferencë për shtyp.
Stafi mjekësor falenderoi veçanërisht motrën e pacientit të vdekur që lejoi që trupi i vëllait të saj të përdorej për procedurën inovative.
Faza kërkimore do të vijojë deri në mes të Shtatorit sepse mjekët do të monitorojnë se sa gjatë do të funksionojë veshka e kafshës përtej limitit të 32 ditëve.
Derrit iu krye “vetëm një modifikim gjenetik dhe nuk janë realizuar eksperimente mbi të”, tha kirurgu Robert Montgomery. Në këtë ksenotransplant, ekipi mjekësor elleminoi një gjen që do të shkaktonte refuzim hiperakut të organit nga organizmi i 57-vjeçarit.
Gjëndra e timusit të derrit, i cili lidhet me sistemin imunitar, “u ndërthur poshtë shtresës së jashtme të veshkës për të devijuar reagimet e vonuara imunitare”.
Të gjitha ndryshimet janë kryer për të parandaluar refuzimin e organit nga organizmi dhe për të ruajtur funksionin e veshkës.
Ky transplant mundet që në të ardhmen të jetë një trajtim efikas për personat që ndodhen në pritje të dhurimit të organeve./tvklan.al