osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkatërrohet vila 15.5 milionë dollarë e Al Capone në Miami

Shkatërrohet vila 15.5 milionë dollarë e Al Capone në Miami

Vila ku jetoi dhe vdiq Al Capone, mafiozi i famshëm i cili sundoi një perandori krimi, është shkatërruar.

Vlera e shtëpisë gjigande ishte 15.5 milionë dollarë. Al Capone e bleu atë në 1928 për 40,000 dollarë, pak para se të kapej nga autoritetet.

Si shtëpi ajo u ndërtua në vitin 1922, më një stil spanjoll dhe ndodhej në gjirin Biscayne (laguna e Floridës), afër Miamit. Shtëpia e kriminelit iu shit një kompanie, 93 Palm Residences LLC, në tetor të vitit 2021.

Vila përfshinte një pishinë, një plazh privat dhe shtatë dhoma. Al Capone, i mbiquajtur Scarface (për plagët në fytyrën e tij), ishte pronar deri në vdekjen e tij më 25 janar 1947, 48 vjeç

Shtëpia e gangsterit u shkatërrua pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur atë. Një organizatë e ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore mblodhi pa sukses mijëra nënshkrime për të parandaluar prishjen e shtëpisë së Al Capone.

Mediat lokale publikuan fotografi të rrënojave nga shtëpia e shembur.

Rezidenca ishte në gjendje të pastër pas një rinovimi miliona dollarësh, sipas një peticioni të Change.org për ta shpëtuar atë. Promovuesit e iniciativës theksuan se prishja e saj do të ishte “humbje e një pjese të rëndësishme jo vetëm të historisë sonë lokale, por edhe asaj të Shteteve të Bashkuara”.

Ishte një nga shtëpitë më të vjetra në Miami Beach dhe fillimisht i përkiste Clarence Busch të dinastisë Anheuser-Busch, i cili dikur e kontrollonte atë. Kompania më e madhe e birrës në botë.

Bush në vitin 1928 ia shiti shtëpinë Al Capone-s për 40,000 dollarë, pak para se të kapej nga autoritetet amerikane, të cilat mund ta akuzonin vetëm për evazion fiskal.

Alphonse Gabriel Capone, i mbiquajtur vdiq nga një atak në zemër në këtë rezidencë menjëherë pasi u lirua në 1947.

Mafiozi i Çikagos, i cili pretendonte se ishte një tregtar antik, fitoi shumë para nga tregtia e paligjshme e pijeve alkoolike, për shkak të të ashtuquajturave ligje të ndalimit në fuqi në atë kohë dhe lojërave klandestine të fatit.