Një tentativë grabitjeje ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku është përfshirë edhe një notere.
Mësohet se një person ka tentuar t’i grabisë makinën tip “Mercedes G Class” noteres Sanja Telhallari.
Kjo e fundit ka qenë e ulur në lokal me bashkëshortin e saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.
Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia.
Policia njoftoi pas ngjarjes se kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Gjithashtu, 28-vjeçari, po ditën e djeshme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, duke i kërkuar edhe atij një makinë.