osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kush është gjyqtari që ka frikë t’i përmendë dhe emrin Sali Berishës! Si e mbylli në mënyrë skandaloze dosjen me aferën qindra milionëshe?!

Ja kush është gjyqtari që ka frikë t’i përmendë dhe emrin Sali Berishës! Si e mbylli në mënyrë skandaloze dosjen me aferën qindra milionëshe?!

Pas vendimit të SPAK për mosfillimin e procedimit penal kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e madhe të katër Heceve, avokati Idajet Beqiri i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të rrëzojë vendimin.

Sipas Beqirit, gjyqtari Erion Bani ka dhënë një vendim skandaloz duke e konsideruar të drejtë vendimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Avokati tregon se arsyetimi i vendimit prej 35 faqe ishte një turp i vërtetë, pasi gjyqtari ka frikë edhe t’i përmend emrin Sali Berishës, kjo e ka “detyruar” të përfundojë në dhënien e një leksioni banal.

Idajet Beqiri e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, duke treguar qartë dhe shtuar fakte të reja për vjedhjet galopante të dyshes Meta-Berisha dhe sesi ushtarët e tyre justifikojnë krimet duke pasur frikë edhe t’u përmendin emrin.

Zbardhen dokumentet

Gazeta “SOT” disponon dokumentin që avokat Beqiri i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të rrëzojë vendimin.

Aty thuhet se “Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është thjeshtë dhe vetëm një “leksion” për magjistratët, por nuk ka asnjë lidhje me krimin e kryer duke vjedhur hapur me anën e shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit aktiv dhe pasive si dhe pastrimin e këtyre parave të vjedhura në blerjen e pasurive të palujtëshme si dhe në llogari bankare prej personave që ushtronin funksione të larta shtetërore dhe konkretisht prej ish Kryeministrit Sali Berisha, dhe anëtarëve të qeverisë së tij dhe funksionarëve të lartë shtetëror Ilir Meta, Florjan Mima, Sokol Dervishaj, Edmond Haxhinasto, Ritvan Bode, Engjëlll Zeqo etj.

Arsyetimi i bërë në këtë vendim gjyqësor objekt apelimi, ashtu sikurse edhe në Vendimin e SPAK për mosfillimin e procedimit penal kundër personave përgjegjës, është jo vetëm antiligjor, por thellësisht politik, thellësisht absurd, e madje i frikshëm, sepse tregon haptaz një servilizëm dhe nënshtrim të plotë të këtyre organeve nga autoriteti kriminal i ish Kryeministrit Sali Berisha, Ilir Meta etj, aq sa në qëndrimin që mban SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë në pjesën e vet arsyetuese për mosfillimin e procedimit penal, në asnjë rresht nuk marrin guximin t’i përmendin emrin të kallëzuarve Sali Berisha dhe Ilir Meta!

Për thelbin e akuzave që pasqyrohen në kallëzim si dhe për subjektet që kanë kryer krimin e vjedhjes me anën e shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe të pastrimit të produkteve që rrjedhin nga këto vepra penale, jo vetëm që nuk është bërë asnjë vlerësim i kallëzimit dhe provave të paraqitura, jo vetëm që nuk thuhet asnjë fjalë, por të dyja këto institucione, SPAK dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, sikurse theksuam, nuk kanë guximin as t’u përmendin emrin të kallëzuarave, çka e bënë këtë vendimmarrje sa politike, aq edhe të dëmshme, kundër interesave të Shqipërisë, të shtetit dhe të pasurisë kombëtare të shqiptarëve.

Në këto kushte Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatë e Posaçme e Shkallës së Parë duhet të arsyetojnë përgjegjësinë penale ose jo të personave të kallëzuar Sali Berisha, Florjan Mima, Ilir Meta, Sokol Dervishaj, Edmond Haxhinasto, Ritvan Bode, Engjelll Zeqo etj, për shitjet e paligjëshme, korruptive, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Ligjin nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë” të dy hidrocentraleve mbi lumin Mat, hidrocentralet e Ulzës dhe të Shkopetit, si dhe të dy hidrocentraleve të Bistricës, në Jug të Shqipërisë, duke mos u marrë fare me “hetimin” skandaloz që i është bërë ish Zëvendës ministrit Eno Bozo për likujdimin e dividentit në shumën prej 73.405,595 lekë si dhe për mosnjoftimin me shkrim të Shoqërisë “Kurum International” sha për draft vlerën neto si dhe për shpenzimet e investimit.

Roli i Gjykatës është kontrolli i veprimeve dhe vlerësimi i kërkesave të organit të akuzës në dhenijen rrugë kushtetuese dhe ligjore të përmbajtjes së kallëzimit, të veprave penale që janë kryer, duke vënë në themelin e vendimarrjes së saj a është shkelur apo jo Kushtetuta e Shqipërisë për privatizimin e 4 sektorëve strategjik me rëndësi të veçant, pasuri që u përket të gjithë shqiptarëve sepse mjedh nga puna dhe sakrificat e tyre gjatë regjimit komunist, është shkelur apo jo Ligji nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, dhe nuk është bërja e “avokatisë” ndaj të pandëshkueshmëve të lartë shtetëror, të cilët edhe pse kanë vepruar kundër Kushtetutës dhe ligjit të posaçëm, i bënë të paprekshëm SPAK dhe Gjykata, e nënshtruar dhe e friksuar deri në mos zënien as edhe të emrit në gojë të ish Kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij, autorë të kësaj afere të madhe korruptive, të dukshme në dritën e diellit prej të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve gjithashtu, thuhet në dokument.

Ja faktet për përfshirjen e dyshes Berisha-Meta dhe 3 ish-ministrave

Avokati Idajet Beqiri ka renditur faktet që tregojnë hapur skandalin e dy politikanëve të korruptuar për vjedhjen e madhe të katër Heceve. Beqiri zbardh detajet bombë se kush ka përgjegjësi penale për këtë dëm shumë të rëndësishëm që i është shkaktuar pasurisë kombëtare dhe buxhetit të shtetit shqiptar.

1. Plotë 5 javë para zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 23 qershorit 2013, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij hartuan dhe miratuan 2 (dy) Vendime të Këshillit të Ministrave me anën e të cilave kryen veprat e rënda penale të korrupsionit përmes privatizimit të HEC-ve Ulez, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

2. Nxjerrja në tender e katër hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit dhe dy HEC-eve të Bistricës përbën një rast kriminal sepse ish Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij shesin tek privatët vepra ekzistuese energjetike të ndërtuara gjatë kohës së regjimit komunist.

3. Të dhënat zyrtare të vetë Qeverisë që drejtonte ish Kryeministri Sali Berisha, ish Ministri i Ekonomisë Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe të dhënat zyrtare të KESH që drejtonte Engjell Zeqo tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it.

4. Të dhënat zyrtare tregojnë se katër hidrocentralet e shitura në mënyrë abuzive prej ish Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë normat më të larta të fitimit. Se bashku me HEC-in e Lanabregasit, që iu shit Drejtorisë së Ujësjellësit në vitin 2010, këto hidrocentrale dhanë rreth 6 për qind të të ardhurave totale te KESH, por ndërkohë për të njëtin vit zunë vetëm 2.9 për qind të shpenzimeve. tregues dëshmon se normat e fitimit tek HEC- et që këta të kallëzuar shitën abuzivisht ishin të paktën dy herë më të larta nga mesatarja e KESH, duke konfirmuar kështu leverdishmërinë e tyre të lartë. Në këto kushte kërkohet një përgjigje, përse u krye ky akt abuzive në dëm të buxhetit të shtetit dhe pasurisë kombëtare?!

5. Hidrocentrali i Shkopetit dhe dy Hidrocentralet e Bistricës u shitën pikërisht në momentin që për rikonstruksionin e tyre u përdorën investime të mëdha nga fondet e buxhetit të shtetit dhe nga ndihmat e mëdha të Qeverisë së RF të Gjermanisë. SPAK e ka për detyrë të hetoj sa është kjo shumë që u investua nga paratë e buxhetit të shtetit dhe Qeveria Gjermane, dhe pikërisht pas këtij investimi, në vend që buxheti i shtetit të përfitonte 10 milion dollarët për çdo vit, këto 4 hidrocentrale ju dhanë privatit përmes korrupsionit të hapur aktiv dhe pasiv dhe vjedhjes së hapur me anën e shpërdorimit të detyrës.

6. Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tyre, pasi anashkaluan zbatimin e Ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak nga sa ishte vlera e tyre. SPAK duhet t’a hetoj këtë fakt, duke caktuar një grup ekspertësh për të vlerësuar realisht nëse kjo shifër prej 132.2 milion euro më pak është reale, është më shuëm, apo është më pak? Çfarë materiale denoncuase ka Kontrolli i Lartë i Shtetit për këtë fakt?

7. Ish Kryeministri Sali Berisha si dhe bashkëpunëtorët e tij Ilir Meta etj kanë inicuar dhe kanë nxjerrë vendimin Nr. 717, datë 20.10.2011 “Për transferimin e 100% të aksioneve të Shoqërisë HEC-i Lanabregas Sh.a, Tiranë”, zotëruar nga METE, shitur Shoqërisë “Ujësjllës. kanalizime” Sh.a Tiranë” për 15 milion euro. Ndërsa katër HEC-et “Bistrica 1”, “Bistrica 2- sh.a”, “Ulez” e “Shkopet” u shitën me 1.6 milion euro më pak se vlera e HEC-it të “Lanabregas”. Përpos vjedhjes sé hapur me anën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv dhe pasiv, çfarë ka ndikuar në këtë akt të paprecedent kundër pasurisë kombëtare?!

8. Ish Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij u kanë bërë ndryshime me qëllimin e hapur korruptiv dy VKM, atij me nr. 152 dhe 153, datë 29/02/2012. Në bazë të ligjit dhe të këtyre VKM investitori strategjik duhet të kishte eksperiencë në menaxhim HEC-eve,” thuhet në dokument.

Kërkesa e Beqirit

Në fund të dokumentit, avokat Idajet Beqiri kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. “Bazuar në nenet 75/a, 290,291, 428 gërma “b” të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 135, 180, 245, 260, 257/a dhe 287 të Kodit Penal, kërkojmë prishjen e Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Nr.227 Akti, datë 22.06.2023 dhe urdhërimin e SPAK për të filluar procedimin penal kundër të kallëzuarêve Sali Berisha, Ilir Meta, Florjan Mima, Sokol Dervishaj, Edmond Haxhinasto, Ritvan Bode, Engjelll Zeqo etj për veprat penale të kryera prej tyre”.