Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur, Xhevdet Ferri, pati prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Mes shumë komenteve dhe reagimeve në rrjete sociale, mjaft prekës ishte edhe mesazhi i aktorit Astrit Çerma, një nga ikonat e artit shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale, Çerma ndër të tjera pati shkruar se ky lajm e ka tronditur…
“U largua Xhevdet Ferri. Që në mëngjes ky lajm, sinqerisht më tronditi. Desha të hidhja diçka në f.b. por.
Gjithmonë e kam dashur dhe respektuar njeriun për ato veti e cilësi, ku tek njeriu kam zbuluar njeriun. Në këtë drejtim, të them të drejtën me Xhevdetin nuk kam mundur… sado që u përpoqa të kujtoj me të, një ngjarje, një takim, një kafe, një përshëndetje, një fjalë, mjerisht, nuk munda e nuk munda.. Nuk munda sepse asnjëherë, siç duket, as rasti e as domosdoshmëria nuk na kanë afruar pranë njëri-tjetrit.
Ndaj, heshta. Heshta sepse, sidomos e sidomos në të tilla raste, po ti keni vëne re, mua nuk më ka pëlqyer dhe nuk më pëlqen të stampoj fjalë memoriale dhe të rendis statistika..
Unë nuk doja të shkruaj “diçka” për Xhevdetin artist, sepse si artist e njeh gjith Shqipëria e më tej, por..për Xhevdetin njeri, mik e shok,… Xhotën… siç e thërrisnin të dashurit e afërt të tij… Ndaj… Heshta edhe ndoqa me vëmendje ato çka shkruajtët dhe hodhët ju të dashur të njohur e të panjohur në f.b,për Xhotën. Lexova dhe…
Ai çuditërisht, falë jush, në këtë largim më erdhi tepër i afërt dhe tepër i dhimbshëm: Me atë moshë… Me atë dashuri të parë e të fundit për gruan e tij… Për vajzën e tij… Për të dashurit e tij, kolegët, shokët dhe miqtë… Për skenën dhe ekranin. Për spektatorin… Për artin…”-shkroi kohë më parë Astrit Çerma./aktoret.com