osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u zgjat me një vit koncesioni i markimit të karburanteve dhe fijet që lidhen me Shkëlzen Berishën?!

Si u zgjat me një vit koncesioni i markimit të karburanteve dhe fijet që lidhen me Shkëlzen Berishën?!

Qeveria shqiptare ka zgjatur koncesionin e markimit të karburanteve nga dhjetë në njëmbëdhjetë vjet dhe në këtë mënyrë shqiptarët do të duhet të paguajnë edhe disa milionë euro të tjera për këtë koncesion.

Kontrata ishte nënshkruar nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012, e kritikuar nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, dhe që duhej të përfundonte këtë vit. Qeveria e kryeministrit Rama nuk ka dhënë shpjegime publike se mbi çfarë arsyetimi ka vendosur të zgjasë kontratën e koncesionit.

Ndërkohë, gazetari Adriatik Doçi në një shënim në rrjetet sociale zbulon kulisat e zgjatjes së këtij koncesioni. Doçi ka rreshtuar të gjitha lidhjet e këtij koncesioni më Shkëlzen Berishën.

Shkrimi i plotë:

Teksa polemikat për kullën vijojnë, një vendimi për t’i zgjatur me një vit koncensionin e markimit të karburanteve financuesit të Shkëlzen Berishës, po kalon në heshtje.

Me 9 gusht, qeveria firmosi zgjatjen me 1 vite të koncensionit të Sali Berishës dhe Ridvan Bodes për markimin karburanteve.

Në vitin 2012, para se të largohej nga pushteti një vit më pas, Berisha ia dha këtë koncension kompanisë ‘Global Fluids Internationals’ (GFI), me normë fitimi 39 %.

Kompania vendos një lëndë kimike identifikuese në karburante kur ato hyjnë në Shqipëri nga importi dhe pastaj kryen analiza në pikat e karburantit për të raportuar te doganat nëse në treg ka apo jo karburant të pamarkuar. Për këtë shërbim shqiptarët paguajnë mbi 15 milionë euro në vit.

Koncensioni u denoncua si aferë korruptive nga socialistët në atë kohë në opozitë, por edhe gjatë viteve të para të pushtetit, por treguan pamundësinë e anulimit për shkak të arbitrazhit.

Pas koncensionit qëndronte Ismail Mulleti, një biznesmen kontrovers pranë Familjes Berisha, i lidhur me kompaninë Shqiponja të PD-së, me ish administrator Tritan Shehu, kompani e cila u përdor për furnizimin me naftë të Millosheviçit, duke thyer embargon e Perëndimit.

Befas Mulleti u bë edhe pronar i Taivanit, të cilin ia shiti një shtetasi grek për 750 mijë dollarë, i cili e shet 3 muaj më vonë me dyfishin e çmimit të blerjes.

Ismail Mulleti dhe Assaf Halkin rezultojnë fillimisht pronarë përfitues të kompanisë GFI ALBANIA. Më pas, për të humbur gjurmët kompania kaloi në disa duar, sot në duart e turkes Nerve Korkmaz, i cili e kontrollon GFI-në përmes dy kompanive në Zvicër.

Koncensioni, deri në vitin 2022, kontrollohej nga Mulleti dhe Assaf Halkin. Në shkurt 2022, në regjistrin e përfituesve fundorë të kompanisë GFI Albania, largohet shtetasi Ismail Mulleti dhe regjistrohet si përfitues fundor Nerve Korkmaz, e cila ka qenë konsulle nderi e Shqipërisë në Izmir të Turqisë.

Ismail Mulleti, i përfshirë në skandalin “Panama Papers”, është një nga financuesit e Shkëlzen Berishës.

Para se të merrte koncensionin, Ismail Mulleti ka kaluar përmes dy transfertave bankare 350 mijë euro në llogaritë e Shkëlzen Berishës.

Në 22 qershor 2012, Mulleti ka kaluar 200 mijë euro në llogari të Shkëlzen Berishës, pasi Shkëlzeni i kishte gjetur për të blerë ca toka në fshatin Rinia në Durrës.

Duket se ‘shërbimi’ është një kamuflim i një tarife korrupsioni, pasi më vonë babai i Shkëlzenit kryeministër, Sali Berisha, do t’i jepte Mulletit koncensionin 10-vjeçar të markimit të karburanteve.

Është një episod klasik korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit për pasurim familjar nga Sali Berisha, ashtu siç është edhe motivuar shpallja non grata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga raporti ka dyshime të forta se Shkëlzeni ka qenë pronar faktik i koncensionit.

Por, qeveria e Edi Ramës, në vend që ta denonconte koncensionin në SPAK, e zgjat edhe me 1 vit!