Vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani vuan nga një sëmundje. Të shumtë kanë qenë miqtë e gazetarit dhe jo vetëm që kanë apeluar për ndihmë, që shteti të vihet në lëvizje për Lunën.
Mes shumë reagimesh është dhe një mesazh nga aktorja Suela Konjari, e cila i bën thirrje ministres së Shëndetësisë që të reagojë për rastin.
MESAZHI I KONJARIT
Miq te dashur, kjo është Luna, e bukura plot miresi , vajza e mikut tim te mirit Defrim Methasani, qe po perballet me nje sfide ne jete!
Luna zemer, ti ke emrin e Henes qe une personalisht e dua, i besoj e flas me te!
Nga kjo Nate une do ti LUTEM Henes per shendetin tend !
Forca Luna!
Shpresoj qe te vihet ne levizje znj Ministre e Shendetesise për Lunën, bijën e një prej gazetarëve model! NDIHMEN e Shtetit e meriton Luna e Defrimit! Lëviz zonja Manastirliu, sot ka nevoje Defrimi!
Miq te behemi bashke per Lunen!