osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen lidhjet e “non gratës” me bandat e Elbasanit dhe personazhin e skeduar nga Londra për drogë e pastrim parash: Ja investigimi nga britanikët që i bëri “gropën” Sali Berishës!

Zbardhen lidhjet e “non gratës” me bandat e Elbasanit dhe personazhin e skeduar nga Londra për drogë e pastrim parash: Ja investigimi nga britanikët që i bëri “gropën” Sali Berishës!

Sali Berisha duket se ndodhet në ditët e tij më të këqija. Në 30 vite ai ka qenë me qindra herë protagonist, që nga vjedhja e zgjedhjeve të 1996, te grushti i shtetit dhe shumë ngjarje të tjera të rënda në vend.

Por askujt nuk ia merrte mendja se do të vinte një ditë që ai të përjashtohej nga PD, ndërkohë që britanikët rrezikojnë t’i bëjnë gjëmën.

Në dosjen e tij të “non gratës” evidentohen lidhjet e Berishës me bandat kriminale. Një kompromis me të keqen, qoftë edhe për një qëllim të mirë, mund të të shenjojnë gjithë jetën. Një ndër njerëzit që në dokumentet e dorëzuara nga Home Office (ministria e brendshme britanike) përdoret për të provuar lidhjet e Berishës me krimin është edhe personi që u bë i njohur pasi shqeu derën e mbledhjeve të PD-së, kur Berisha dhe komisioni i rithemelimit hynë në seli.

Fation Dauti, në 21 dhjetor 2021, kur dy grupet rivale të së djathtës ishin në kulmin e sherrit se kujt i takon godina e PD-së, goditi me shkelma derën e sallës ku u mblodh menjëherë më pas komisioni i rithemelimit. Natyrisht ai këtë e bëri në favor të Berishës, i cili atë kohë e pati vënë si sfidë marrjen e kështjellës.

Fiks pas këtij episodi, Lulzim Basha, deklaroi se “Berisha shoqërohet nga kriminelë, trafikantë që shqelmojnë derën e sallës”.Në parim Basha kishte të drejtë. FationDauti, fotoja triumfaliste e të cilit u shndërrua në hit të rrjeteve sociale, ishte dëbuar nga Britania si i padëshiruar në vitin 2018. Dhe kaq u desh që ata që po mblidhnin fakte kundër Berishës ta fusnin edhe këtë element në dosje.

Investigimet në mediat britanike që i bënë gropën Berishës

Gazetat britanike si Sunday Ekspress dhe Ekspress.co kanë shkruar se Dauti është një 36-vjeçar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss Krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.

Dauti, me origjinë nga Hasi, përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-s, por Ministria e Brendshme britanike e revokoi në shtator të 2019-s, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal, por nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij.

Vetë Dauti, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.

Bandat e Elbasanit

Në dosjen e Londrës, thuhet se ata disponojnë prova që tregojnë lidhjet e Sali Berishës me bandat e Elbasanit. Edhe Ambasada Britanike zbuloi se personazhe si Berisha janë të gatshëm të shfrytëzojnë bandat kriminale për të arritur qëllimet e tyre individuale.

Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar është dhënë në një editorial të shkruar nga i dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach me titull “Përse duhet t’i japim fund lidhjeve mes politikës, krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Ai deklaron se Mbretëria e Bashkuar po intensifikon përpjekjet për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtari i lartë britanik thotë se disa figura publike në Shqipëri marrin mbështetje nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive. Sipas tyre blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare.“Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë.

Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore. Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në Rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju; ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe kanë ndjekjen penale të figurave të pushtetshme.

Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari Qeverisë”, thuhet në shkrimin e Peach. /Elmas Bogdani