Shtatori pritet të nisë me një axhendë të ngjeshur politike dhe juridike. Sot që flasim Partia Socialiste është mbërthyer nga skandalet, ndërsa opozita pritet të forcohet me konfirmimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demorkatike zyrtare.
Por këto probleme që i janë mbivendosur politikës, nuk janë të vetmet, pasi në lojë ka hyrë edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila pritet të shtojë forcën goditëse, duke çuar pas hekurave të gjithë politikanët e përfshirë në afera korruptive. Të gjitha këto pritet të ngrejnë siparin e një vjeshte të nxehtë.
SPAK po heton sot disa dosje të bujshme që kanë tronditur nga themelet politikën shqiptarë, sikundër është dosja e inceneratorëve.
Lëvizjet dhe skenarët
Mirëpo edhe pse kjo aferë ka çuar pas hekurave disa ministra dhe deputetë të PS, Berisha-Meta dhe gjithë “Trekëndëshi i Bermudës” kanë nisur sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Madje ky i fundit pas fitores spektakolare që mori në zgjedhjet lokale të 14 majit, gjendet në një furi sulmesh, si brenda ashtu edhe jashtë partisë, teksa këta të fundit më shumë i mëshojnë faktit se kryebashkiaku i Tiranës është “koka” apo “arkitekt” i aferës së “djegësave”.
Çdo ditë që kalon, ata dalin dhe sulmojnë Veliajn, duke treguar se halli i tyre është rritja dhe shkëlqimi i Veliajt, i cili shihet si lider i ardhshëm i Partisë Socialiste.
Sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha (njëri ‘non-grata’ dhe tjetrit kandidat) dhe zarave të tyre mediatikë janë të pakuptimtë, për shkak se dosja e inceneratorëve po hetohet me themel nga SPAK dhe se presionet e tyre janë thjeshtë shashka për të hequr vëmendjen nga meraku që po i gërryen. Berisha dhe Meta treguan se janë minorancë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Edi Rama ndodhet në pozitë të vështirë për shkak të skandaleve që kanë mbërthyer mazhorancën që i drejton prej 10 vitesh.
Kështu që të tre së bashku ata kanë nisur të ngrejnë krye, pasi Veliaj është një yll në ngjitje. Lart e poshtë ka zërë se në vjeshte mund të ketë ndryshime në qeveri, të cilat madje do t’i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Mësohet se njeriu që mund të marrë situatën në dorë brenda selisë rozë është kryebashkiaku Veliaj.
Ndërkohë nga ana tjetër, opozita e bërë copash për një vit nga dyshja Meta-Berisha, pritet të forcohet me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD. Mes Berishës dhe Metës që kanë, nisur të vënë stërkëmbsha nga frika e SPAK, pasi kanë llogari të hapur me drejtësinë dhe Ramës që iu shemb kalaja nga skandalet, sinjalet janë se Velaij do të mandatohet të drejtojë një qeveri teknike, e cila do të jetë garant për zgjedhjet e parakohshme.
Veliaj pritet që bashkëpunimin me opozitën ta ketë me liderin ne saj, zotin Basha, i cili jo më kot e ka lënë edhe Kuvendin e Partisë Demorkatike më 2 shtator, nga ky pritet të marrë vendime të mëdha për të hedhur piketat e rikthimit të PD-së në pushte.
Megjithatë, teksa Basha tanimë nuk ka asnjë pengesë, pasi Berisha dhe Meta janë askushi për ti rrezikuar atij pozitat, Veliaj duhet thënë se nuk do ta ketë shumë të lehtë që të marrë kontrollin e selisë, për shkak se Rama ka nisur të mbështesë fort në prapaskenë zv/kryeministren Belinda Balluku.
Por përballë zonjës Balluku, e cila është një politikane mediokre, Veliaj ka avantazhe të mëdha për t’u katapultuar në krye të PS, kjo nisur edh nga fakti se ai ka mbështetjen e amerikanëve dhe të multimilardierit Xhorxh Soros. Sidoqoftë mbetet të shihet se çfarë surprizash do të sjellë vjeshta.
Ja si e afroi Rama,Veliajn në PS?
Ndërkohë kujtojmë se në një rrëfim pak kohë më parë, Veliaj ka treguar se ka lënë studimet në Amerikë dhe vendosi që të përfundonte shkollën dhe të krijonte lëvizjen “Mjaft” në Shqipëri. Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që hapi derën në PS. “Unë kam lindur në Tirane, kam qenë 10 vjeç kur kuptova se diçka po ndodhte po atë vit humba babain tim. Historia e fiqve është e vërtetë. Secili prej nesh duhet ë bënte diçka për të mbijetuar. Kur shikoje politikën, e shihje diçka të ngatërruar. Pata ecejake.
Isha për studime në SHBA. Shkova dhe në Kosovë. U riktheva që të mbaroja shkollën. Një pyetje që i bëja vetes është se; të rri këtu në Amerikë që të jem një rondele që funksionon aq mirë, apo në Shqipëri që të jep si papaqë.
Erdha në Shqipëri, e nisa duke sharë PS-në. Edhe sot kam kritika, por i them në shtëpi. Krijova “Mjaft”. Dhe mendova sa të vijojmë me protesta, më mirë të bashkohemi për të në deputet. Edi më hapi derën për t’u futur në PS.
Kur te partia jonë thau; dhëndri, vajza, kunati, njerëzit kthejnë kokën. Tek partitë e tjera kur e thua këtë, merret vesh për kë. Kupton se si bën karrierë në këtë parti. Jua thash këtë për t’ju thënë se nuk pyet se kush je në partinë tonë. Ne na bënë bashkë; një për të gjithë dhe të gjithë për një”, është shprehur Veliaj. Për ambiciet e Veliajt për kryetar të PS, ka folur së fundmi dhe deputeti socialist Fatmi Xhafaj.
“Veliaj dhe gjenerata e tij kanë ambiciet e tyre. Por sot po flasim për ambicien e kryetarit bashkiak në një mandat të tretë. Kur të vijë koha do të vijë momenti të diskutohet brenda PS se kush dhe çfarë bën”, tha Xhafaj. Kështu që Erion Veliaj është adapti që mund ta ringrejë dhe mbajë PS-në. Sinjali më i fortë se Rama do ia kalojë stafetën është dhe rikandidimi në Bashkinë e Tiranës.
Logjika brenda Partisë Socialiste ka provuar se nga kryeministër i qytetit (titull që përfton kryetari i bashkisë më të madhe për numër banorësh dhe buxhet) vendoset një bazë e fortë për kryeministër të Shqipërisë. Pra Erion Veliaj është siguria politike e Edi Ramës. Një garanci për Edi Ramën dhe gjithçka që ai do të lërë pas. Nga ana tjetër, sikundër e theksuam më sipër, ai është dhe i preferuar i amerikanëve. Në shtator të 2022 ai pati vizita shumë të suksesshme në SHBA ku takoi zyrtarë të niveleve shumë të lartë. /Rigels Seliman