Kaq shumë është folur për “Konkurset” e famshme per vende pune ne administrate, por asqë janë bërë ndonjëherë, ishte thjeshtë një propagandë e Ramës para ardhjes në pushtet.
Administrata sot është një fole korrupsioni, servilizmi, injorance dhe nepotizmi duke u kthyer ne sinonim te kesaj qeveria. Ky ishte një zhgëjim i madh për shqiptarët që shpresuan se Rilindja do të sillte ndryshimin e shume pritur prej tyre.
Ermonela Felaj, është një shëmbull i paprecedent si si mund të përdoret pushteti madje n∆e prej iniciatorëve të ndryshimit ligjor të shtetit, i cili i hapi rrugën emërimit të 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës. Më herët, KLP ka emëruar si prokurorë në akuzën e kryeqytetit në kundërshtim me ligjin një ish OPGJ Bledar Valikajn dhe Alma Felaj, përkatësisht bashkëshorti dhe gruaja e vëllai te deputetes.
Po ashtu, në Prokurorinë e Tiranës punon edhe vëllai i Ermonela Felajt, Armandi, i cili është oficer i Policisë Gjyqësore. Ndërsa në fund të kësaj jave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shqyrtoi kërkesën e prokurores Eranda Felaj, motrës së ligjvënëses socialiste, për t’u transferuar në Prokurorinë e Tiranës.
Por jo vetëm anëtarja e KLP-së, edhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë.
Rasti nr 2 i familjes së Rei Meta, vrasësit të ndërtuesit në Vlorë:
Mamaja antare eKLP, bashkëshorti i anëtares së KLP-së, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhain P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.
Ndërsa vetë autori i ngjarjes Rei Meta përvecc sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Emërimet nepotike të “lehta” të Qeverisë Rama:
Bledi Çuçi emëron ish gruan e tij Zhaklina Peto, ambasadore në Malin e Zi
Motra e Aleksandër Frangajt, Majlinda Frangaj ambasadore në Vatikan.
Vajza e të ndjerit Hajdaraga: Luela Hajdaraga, Ambasadore në Athinë.
Vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi Fino, zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Milena Harito është kushërirë e Kryeministrit Edi Rama
Bledi Çuçi, është burri i ish-gruas së Kryeministrit, Edi Rama
Ish-bashkëshorti i bashkëshortes aktuale të Kryeministrit, Linda Rama, është anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të sh.a “Prodhim Veshje Ushtarake” Tiranë
Djali i dajës së Haritos, Martin Lazri, drejtor i MEICO-s.
Vëllai i Damian Gjiknuri, Panajot Gjiknuri, këshilltar i ministrit të Financave
Djali i deputetit të LSI-së, Spartak Braho, i punësuar tek Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA)
Djali i ish deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi, i punësuar tek Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe lista vazhdon pafundësisht. /Ekskluzive.al