Pas dy eksodeve historike të shqiptarëve, atyre të ambasadave të korrikut `90 dhe anijeve të marsit `91, do vinte i treti, 8 gusht 1991.
Anija ‘Vlora’ ndezi motorët mbrëmjen e 8 gushtit për të vijuar një udhëtim të pazakontë drejt brigjeve italiane. Me gati 20 mijë veta në bord, ajo zbarkoi në Bari, pasi në Brindisi nuk u pranua.
Ish-kapiteni i anijes “Vlora”, Halim Milaqi rrëfeu në një intervistë televizive ngjarjen e ndodhur dekada më parë.
“Të nesërmen në orën 1.00 mbërritëm në portin e Barit, të gjithë uritur, pa ngrënë. Policia italiane kërkonte të vendoste rregull.
Një pjesë donin të riktheheshin në Shqipëri, komunikova prapë me autoritetet e Barit dhe i thashë nëse më marrin me forcë s’mbaj përgjegjësi. Na mbajtën 45 ditë të bllokuar në portin e Barit, kam qëndruar në anije bashkë me ekuipazhin”, tregoi ai.