Autori i një sulmi me kamion, që la 5 persona të vdekur në Suedi vitin e kaluar, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të lidhura me terrorizmin.
Megjithatë, prokurorëve iu desh të provonin pikërisht synimin e tij për të dëmtuar shtetin, pasi ISIS nuk doli si zakonisht me një deklaratë për marrjen e përgjegjësisë së atij sulmi.
Akilov, një i azilkërkues të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar vetëm pak minuta më vonë. Ai rrëfeu gjithçka gjatë marrjes në pyetje në polici.
Ai u largua nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kërkoi nënshtetësi atje, por në dhjetor të vitit 2016 atij iu komunikua se kishte vetëm 4 javë kohë për t’u larguar nga vendi skandinav.
Ai u zhduk për pak kohë dhe vetëm pak muaj përpara sulmit ishte vendosur në listën e më të kërkuarve./Top Channel