Pas publikimit të lajmit se Zeni banon në vilën e ndërtuesit të kullës në qendër të Tiranës, Muli u alarmua.
Thirri Lelon se si mund të shmangej ky skandal.
limitsizbet giriş
-Në fillim duhet të transportojmë urgjent Zenin që andej, i tha Lelo.
Të vijë tek pallati jot, se dhe aty ka një apartament.
-Puna është se duhet të flasim me ata të rezidencës të fikin kamerat, tha Muli, se këta të SPAK shkojnë bllokojnë kamerat.
limitsizbet
-Ajo besoj është punë e lehtë.
Ne kemi fshirë kamerat e 21 Janarit, jo më të Rolling Hills.
Puna është mos flasin komshinjtë.
-Jo jo, komshinjtë janë shokët tanë, nuk flet njeri.
-Atëherë sapo të erret t’ia nisim punës, tha Muli.
Tërheqim urgjent kompjuterët, gjërat elektronike, kamerat dhe gjërat e tjera që e identifikojnë atë si banor të vilës.
-Puna është se Karmina ka botuar foto nga vila.
-S’ka problem, se themi e kemi marrë me qira për ditëlindje.
-Atëherë unë mendoj se me këtë punë duhet të merret Klevesi, se ai mbulon organizmin.
T’i heqim sendet e t’i fusim tek SHQUP.
Aty nuk shkel SPAK. Pastaj jemi të qetë.
T’i themi këtij Shtufit të shkojë të flejë atje sonte.
-Puna është se duhet ta çojë dikush, se ai nuk e di ku është vila, tha Muli.