”Sarà sarà, l’Aurora per me sarà così, come uscire fuori, come respirare un’aria nuova” këndonte në 1996-n Eros Ramazzotti, një nga dedikimet më të bukura që një baba mund t’i kushtojë të bijës. Një këngë që pavarësisht viteve vazhdon të mbetet nga perlat e muzikës italiane, me të cilën neve shqiptarët kemi një lidhje të kahershme.
E ndërsa vitet kalojnë, Aurora, vajza e vetme e Eros Ramazotti-t dhe yllit të televizionit italian, Michelle Hunziker, është rritur. 26-vjeçarja u bë mama për herë të parë para disa muajsh, por pavarësisht këtij stadi të ri ajo vazhdon të shoqërojë të atin nëpër koncerte.
Ky i fundit ishte duke performuar në skenën e Teatrit Antik të Taormina-s, kur ka vendosur të këndojë së bashku me vajzën e tij të madhe, Aurora. Në një moment Eros puth të bijën në buzë, një gjest që ka revoltuar në masë të pranishmit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale.